Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

Milani zgjedh presidentin e ri, nis koha e ndryshimeve

Lapsi.al 21 July 2018
Milani zgjedh presidentin e ri, nis koha e ndryshimeve

Pasi arkivoi me sukses seancën gjyqësore në Cas të Lozanës, që ktheu Milan në Europa League, është zhvilluar asamblea e ortakëve të klubit që është mbyllur me zgjedhjen e bordit të ri. Këshilli i administrimit të kuqezinjve deri në 2020 përbëhet nga: Paolo Scaroni, Marco Patuano, Frank Tuil, Giorgio Furlani, Alfredo Craca, Salvatore Cerchione, Gianluca D'Avanzo e Stefano Cocirio. Pikërisht Paolo Scaroni është zgjedhur presidenti i ri i Milan, i 27 në historinë e klubit kuqezi. Scaroni do të jetë gjithashtu edhe administrator i deleguar në vend të Marco Fassones i revokuar për "kauzën e duhur" së bashku me Yonghong Li dhe përfaqësuesit e tjerë kinezë.

"Këshilli do të mblidhet së shpejti për të hartuar planin e biznesit për klubin, që kërkon të kthehet shpejt me statusin e Champions League. Këshilli do të ekzaminojë edhe një buxhet të ri për klubin. Objektivi final është ai për të forcuar kompetitivitetin e skuadrës, konform normave të UEFA mbi Fair Play Finanziario. Elliott ka shprehur mbështetjen e tij të fortë për klubin, me një rritje të kapitalit të parashikuar prej 50 milionë euro dhe i konsideron ndryshimet e bëra fondamentalë për suksesin e klubit në periudhë afatgjatë".

Të këshilluara

"Kritikat janë për të dobëtit"

Dani Alves gjithmonë e ka treguar se është si një vëlla i madh për Neymar-in. Ish-sulmuesi i Barcelona-s, që ka siguruar se do të vijojë qëndrimin te PSG-ja, ka...

18:12

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI