Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

Benzema quan të çmendur De Laurentiis dhe zgjedh Milan

Lapsi.al 21 July 2018
Benzema quan të çmendur De Laurentiis dhe zgjedh Milan

Përgjigje e kundërpërgjigje. Nuk i është dashur shumë Karim Benzema që të replikojë me fjalët e lëshuara nga De Laurentiis, i cili e përcaktoi "të plakur" sulmuesin e Real Madrid. "Një tjetër i cmendur në listën time", ka shkruar francezi në profilin e tij në Instagram, duke cituar fjalët e pronarit të Napolit. Një përgjigje e fortë, që largon përfundimisht sulmuesin nga Napoli i Carlo Ancelotti.

Nuk ka hezituar të japë esencën dhe të precizojë konceptin Benzema. Të dëgjojë të quhej "plak" nga napoletani nuk i ka kaluar lehtë sulmuesit, që gjithë mos aprovimin e tij e ka treguar në rrjetet sociale, duke iu përgjigjur numrit një të klubit italian. "Një tjetr i cmendur në listën time", ka shkruar Benzema, duke mbrojtur edhe ish-shokun e skuadrës Di Maria, i konsideruar gjithashtu "i plakur" nga De Laurentiis.

E si për të mbyllur përgjigjen në tërësi, vijnë edhe zërat se Benzema është tani afër Milan, që është interesuar tek Real Madrid për francezin.

Të këshilluara

"Kritikat janë për të dobëtit"

Dani Alves gjithmonë e ka treguar se është si një vëlla i madh për Neymar-in. Ish-sulmuesi i Barcelona-s, që ka siguruar se do të vijojë qëndrimin te PSG-ja, ka...

18:12

Hamilton vijon garën me Mercedes

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë me makinën Mercedes. Piloti britanik vendosi të rinovojë kontratën me skuderinë gjermane...

09:56

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI