Flash

Trump sulmon Bashkimin Europian pas gjobës 5 miliardë dollarë ndaj Google

Lapsi.al 20 July 2018
Trump sulmon Bashkimin Europian pas gjobës 5 miliardë dollarë

Presidenti amerikan, Donald Trump drejtoi sërish akuza ndaj Bashkimit Europian, duke u rebeluar këtë herë ndaj gjobës rekord të vendosur nga Brukseli ndaj Google dhe duke theksuar se nuk do të toleronte më që Europa të përfitojë nga SHBA-ja.

“Ju kisha vënë në dijeni. Bashkimi Europian sapo i vendosi një gjobë pesë miliardë dollarëshe një prej kompanive tona të mrekullueshme, Google. Ata po përfitojnë vërtetë nga SHBA-ja, por ky rast nuk do të përsëritet më”,- tha Trump përmes një postimi në Twitter.

BE-ja vendosi të mërkurën një gjobë prej 4,34 miliardë euro ndaj Google, për abuzim me pozitën dominuese në treg.

Bashkimi Europian shfaqi ankesë ndaj grupit amerikan se ka përdorur Android, sistemin operativ të smartfoneve i përdorur nga 80% e pajisjeve në Europë dhe në botë, për të vendosur epërsinë e shërbimit të kërkimit online.

“Google ka përdorur praktika të paligjshme për të konsoliduar pozitën e saj dominuese në fushën e kërkimit në internet”,- sqaroi komisionerja Europiane për Konkurrencën, Margrethe Vestager, nga Brukseli.

Lexo më tej nga Lapsi.al: 

BE gjobë rekord prej 4.3 miliardë eurosh “Google”-it 

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI