Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

Real Madrid, Florentino Perez prezanton lojtarin e të ardhmes

Lapsi.al 20 July 2018
Real Madrid, Florentino Perez prezanton lojtarin e të ardhmes

Vinicius Junior më në fund ka mbërritur te Real Madrid. Nga ky i fundit është larguar ylli portugez Cristiano Ronaldo, një moment që mund t'i krijojë mundësinë djaloshit brazilian për një vend në opsionet e Julen Lopetegui. Ky është qëllimi i brazilianit të cilin Real Madrid e bleu për 45 milionë euro nga Flamengo. Vinicius Junior u prezantua në shoqërinë e Florentino Pérez, familjes së tij dhe Ronaldos për mediat e pranishme në Santiago Bernabeu.

Gjatë prezantimit të Vinicius, Presidenti i Real Madrid-it Florentino Perez tha: "Çdo sezon Real Madrid aspiron për gjithçka, është në ADN-në tonë. Real Madrid është shumë i përqëndruar në procesin e kërkimit të lojtarëve të rinj, por ata kanë kushte unike. Ne e dimë shumë mirë se skena ndërkombëtare e futbollit është transformuar dhe ne duhet të përballemi me këtë realitet të ri. Kam thënë se do ta forconim ekipin me lojtarë të mëdhenj dhe kjo është ajo që ne bëjmë. Ne ishim në pritje të Vinicius prej një kohe të gjatë, sepse ai na tërhiqte dhe sepse besojmë se është krijuar për të qenë një nga nga të mëdhenjtë. Ne jemi të bindur se ai është një nga ata aktorë që do të shënojnë të ardhmen".

Nga ana e tij Vinicius ndau me mediat ambicjet e tij: "Tani kam nderin të prek çatinë e botës, që është Real Madrid, dhe jam 18 vjeç. Pavarësisht moshës do t'i tregoj trajnerit dhe shokëve të skuadrës se jam gati të luaj. Do të bëj makimumin për të mësuar sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk do të jetë e lehtë, por unë do të bëj gjithçka për t'ia dalë. Kam patur mundësinë të zgjedh mes klubeve të mëdhenj dhe kam zgjedhur Real Madrid-in, më të mirin. Ne jemi në Madrid dhe ne kërkojmë gjithmonë më shumë".

Të këshilluara

"Kritikat janë për të dobëtit"

Dani Alves gjithmonë e ka treguar se është si një vëlla i madh për Neymar-in. Ish-sulmuesi i Barcelona-s, që ka siguruar se do të vijojë qëndrimin te PSG-ja, ka...

18:12

Hamilton vijon garën me Mercedes

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë me makinën Mercedes. Piloti britanik vendosi të rinovojë kontratën me skuderinë gjermane...

09:56

Europë apo jo, për Milanin vendoset nesër

Orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Milanit. Të premten, do të shpallet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me ankesën...

20:05

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI