Flash

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

Neymar nuk lëviz nga Parisi, shkaku Buffon...

Lapsi.al 20 July 2018
Neymar nuk lëviz nga Parisi, shkaku Buffon...

Gianluiggi Buffon "pret" jo vetëm topat por edhe Real Madrid. Èshtë meritë e portierit të ri të Psg nëse Neymar refuzoi kalimin tek merengues : "Do të vazhdoj në Paris. është një nder të luaj me Buffon, sepse është një portier i madh dhe një njeri gjithashtu i tillë. Mund të na japë shumë dhe shpresojmë të marrim fryte nga eksperienca e tij".

Sulmuesi brazilian, i intervistuar nga Fox Sports Brasile, ka qenë i qartë për të ardhmen dhe mbyll cdo zë të merkatos: "Kam një kontratë me Paris Saint-Germain. Kam ardhur në Francë për një sfidë, për të bërë dicka të re dhe për të synuar objektiva të reja. E në mendjen time nuk ka ndryshuar asgjë".

Asgjë e vërtetë për dëshirën e tij për të kaluar në Madrid dhe debatet me drejtuesit parisien: "Të gjithë spekulojnë me këtë histori. është një histori e mërzitshme dhe të gjithë e dinë vlerësimin që kam për presidentin e për tifozët e Paris Saint-Germain".

Të këshilluara

Hamilton vijon garën me Mercedes

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë me makinën Mercedes. Piloti britanik vendosi të rinovojë kontratën me skuderinë gjermane...

09:56

Europë apo jo, për Milanin vendoset nesër

Orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Milanit. Të premten, do të shpallet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me ankesën...

20:05

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI