Flash

Gjykata liron 14 protestues

Janë lënë të lirë nga ambientet e Policisë 14 protestuesit e arrestuar gjatë tubimit të 1 shtatorit përpara Kryemi...

18:19

Gattuso i hap dritën jeshile largimit të Bonuccit

Lapsi.al 20 July 2018
Gattuso i hap dritën jeshile largimit të Bonuccit

Pas vendimit të CAS që lejon Milan-in të luajnë në Europa League 2018/19, në shtëpinë e kuqezinjve shqetësimi i mbetur lidhet me emrin e Leonardo Bonucci. Goditja e madhe e Milanit në merkaton e verës së kaluar, duket se është afër transferimit tek kampioni i Francës, PSG.

Pas ndeshjes miqësore 2-0 të fituar kundër Novara-s, vetë trajneri Gennaro Gattuso, nuk ka mohuar shanset për një largim të ish-lojtarit të Juventus-it te PSG-ja.

"Ai do të fitojë, por edhe ne duam të fitojmë, sepse askujt nuk i pëlqen të humbasë. Jemi në pritje, sepse është një lojtar i rëndësishëm të cilin duam ta mbajmë me çdo kusht. Sot mund të them vetëm fjalë të mira mira për të, për gjithçka ka bërë. Por ka disa momente kur duhen respektuar zgjedhjet e lojtarëve, nëse dikush sillet si burrë nuk i mbaj mëri", u shpreh trajneri kuqezi duke lënë të hapur opsionin e largimit për Bonucci-n.

Për mbrojtësin italian PSG është gati të ofrojë 40 milionë euro, një shifër e rëndësishme për Milan-in. Ndërkohë në rrjetet sociale, vetë lojtari pas vendimit të CAS për Milan-in ka shpërndarë një status që i ka bërë të shpresojnë tifozët kuqezi: "Rifituam atë që kishim arritur në fushë". Sinjale pozitive, apo jo? Kjo do të mësohet në ditët në vijim...

 

Të këshilluara

"Kritikat janë për të dobëtit"

Dani Alves gjithmonë e ka treguar se është si një vëlla i madh për Neymar-in. Ish-sulmuesi i Barcelona-s, që ka siguruar se do të vijojë qëndrimin te PSG-ja, ka...

18:12

Hamilton vijon garën me Mercedes

Kampioni i botës në Formula 1, Lewis Hamilton do të vijojë të garojë me makinën Mercedes. Piloti britanik vendosi të rinovojë kontratën me skuderinë gjermane...

09:56

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI