Flash

Belgjika kërkon Safet Bajrin, deportuan në Shqipëri personin më të rrezikshëm

Lapsi.al 20 July 2018
Belgjika kërkon Safet Bajrin, deportuan në Shqipëri personin

Ministri për emigracionin në Belgjikë, Teo Franken, që pak muaj më parë vizitoi Tiranën është vënë në shënjestër të opozitës së vendit të tij për një kriminel shqiptar, që ishte në krye të listës të së shumëkërkuarve.

Bëhet fjalë për Safet Rustemin alias Safet Bajri, të cilin mediat belge e konsiderojnë përfaqësues të një prej familjeve mafioze në Shkodër. Opozita belge kritikoi ministrin, që duke qenë përkrahës i politikave të dëbimit të emigrantëve, ka lënë të ikë Rustemin, duke i dhënë mundësi ta kontrollojë rrjetin kriminal nga Shkodra.

Megjithëse ishte në krye të listës së njerëzev të kërkuar nga drejtësia belge, Rustemi u deportua në Shqipëri, duke përfituar nga politikat e qeverisë për largimin e emigrantëve.

“Brusselstime” shkruan se Safet Rustemi ishte përfshirë në trafik droge dhe shtrytëzim prostitucioni në lagjen Alhambra të Brukselit dhe ishte dënuar me 22 vjet burg.

Nga përshkrimi që i bën policia në listën e të shumëkërkuarve Rustemi ishte “ekstremisht i dhunshëm” në trafik qëniesh njerëzore, tentativë vrasjeje, shkatërrim prone, armëmbajtje pa leje dhe grabitje.

Por në vend që ta mbanin në burg, Rustemi u deportua me avion nga Zyra e Emigracionit drejt vendlindjes së tij në Shqipëri.

“Ishte kjo zyrë që vendosi që ai nuk mund ta vuante dhe nuk do ta vuante dënimin” ka thënë avokati i tij Sven Mary për një të përditshme belge. Por mediat shkruajnë se shqiptari vazhdon t’i drejtojë bizneset e tij kriminale në Bruksel, që nga Shqipëria.

Ministri për Emigracionin Teo Franken e mbrojti vendimin: “Shqipëria nuk është fundi i botës” shkroi ai në Twitter. “Përfshirja e tij në listën e deportimit ishte sinjal për autoritetet shqiptare që ta arrestojnë këtë njeri. “Kemi një marrëveshje ekstradimi me Shqipërinë” shtoi ai.

Por një deputet i opozitës belge, Uter de Vriend e akuzoi ministrin se ishte i obsesionuar pas deportimit të emigrantëve, edhe kur këta t’i shpëtojnë drejtësisë.

“Ky lloj deportimi na sjell rreziqe të mëdha”, tha ai, “Këta lloj kriminelësh janë të aftë ta na rrezikojnë edhe nga jashtë vendit. Obsesioni për t’i hequr qafe me nxitim është rrezik për sigurinë tonë” tha ai.

Ministri Teo Franken ka premtuar që do të hetojë më tej për atë që ka ndodhur. Çështja e deportimit të Safet Rustemit është kthyer në temë dite për mediat belge që kanë shkuar më tej, duke raportuar për aktivitetin kriminal të tij në Shkodër. Në një shkrim të pak ditëve më parë, “Le derniere heure” në një artikull të datës 18 korrik, shkruante se krimineli më i kërkuar në Belgjikë, Safet Rustemi, fshihet në Velipojë dhe se 5 familje mafiozësh në Shkodër kanë pushtuar Velipojën.

Në shkrim thuhej se: "Emri i njërit prej kriminelëve më të kërkuar të Belgjikës ndodhet në një hartë plazh të Adriatikut. Ne morëm planet e pushtimit të plazheve të Velipojës. Afër Shkodrës në Shqipërinë e Veriut, Velipojë është një nga plazhet më të bukura të Adriatikut. Dhe këtu, në këtë nivel, papritur, lexojmë emrin Safet Bajri. Emri i përdorur nga Safet Rustemi, një prej kriminelëve më të kërkuar në Belgjikë. Pesë familjet e më të fortëve të Shkodrës shfrytëzojnë Velipojën. Safet Rustemi shfrytëzon 620 shtretër plazhi dhe shezlongë. Safet Bajri zë një vend qëndror në Plazhin e Velipojës. 5 familjet e më të fortëve të shkodrës shfrytëzojnë Velipojën.”

Safet Rustemi, është një nga personat më të kërkuar në Belgjikë. 33-vjeçari është dënuar për akuzat për drogë, tentativë për vrasje dhe vjedhje me dhunë, ndërsa dyshohet dhe si i përfshirë në zhdukjen e dy shqiptarëve në Belgjikë.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI