Flash

Basha godet fort "Fusha sh.p.k": Nuk do t'i gëzoni paratë, kullave do t'i vëmë minat!

Lapsi.al 20 July 2018
Basha godet fort "Fusha sh.p.k": Nuk do t'i gëzoni

Paralajmërimet e opozitës për prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar kanë kaluar përtej Edi Ramës. Kreu i demokratëve Lulzim Basha drejtoi gishtin nga biznesmenët e Fusha sh.p.k si bashkëpuntorë në grabitjen e pronës publike në qendër të Tiranës, duke i paralajmëruar se paratë e kullave nuk do t'i gëzojnë dhe se çdo pasuri e fituar në shkelje të ligjit do t'i sekuestrohet.

“Kami paralajmëruar Bjarke Ingels se do të shpallet dhe do të trajtohet “non grata” nga qytetarët, nga komuiteti i artistëve dhe nga opozita shqipatre.  Sot dua t’i çoj një paralajmërim të qartë Fusha shpk dhe çdo kompanie tjetër që bëhet vegël përmes PPP-ve, tenderave e konçensioneve në procesin e grabitjes së pasurive publike të shqiptarëve. Nuk ka asnjë shans të gëzoni frytet e një ndërmarrjeje të tillë kriminale, asnjë shans. Çdo veprim i Fusha shpk dhe i çdo entiteti tjetër do jetë subjek i një ligji të amenduar antimafia, do fillojmë që në ditën e parë të biznesit dhe në bazë të ligjit antimafia do sekuestrojmë çdo cent qindarkë euro për çdo shkelje që do të konstatojmë. Nëse guxoni t'i vini minat teatrit kombëtar, minat do t'ua vëmë edhe kullave tuaja me ligj. Ky paralajmërim vlen edhe për ndonjë bankë që mendon se mund të investojë në këtë projekt, megjithëse jam i bindur se këto janë paratë e Toyota-ve Yaris apo makinave të Spanjës, Seat. Paralajmëroj çdo entitet financiar që përfshihet në këtë çështje, se do të përfshihet si subjekt i ligjit antimafia. Dhe i bëj thirrje çdo qytetari të mos fusë asnjë cent në këtë projekt se do të mbetet me gisht në gojë. 

Kreu i PD e quajti një përpjekje mafioze tentativën për të ngritur kulla në qendër të Tiranë, një përpjekje që ka lindur 20 vite më parë nga Edi Rama.

"Eshtë një projekt mafioz se përmbush etjen e Edi Ramës për para. Espertët dhe ekonomistët tanë kanë provuar se  fitimet do të jenë mbi 200 milion euro" tha Basha, i cili tha se nëse "kryetalebani" (Edi Rama) nuk tërhiqet do të përballet me luftën totale nga ana e opozitës. Basha renditi një sërë faktesh që implikojnë Fusha sh.p.k në afera me Edi Ramës, duke nisur me rikonstruksionin e godinës së kryeministrisë dhe shpërblimin përmes tenderave dhe konçensioneve.

"Në 2013, Edi Rama, gjëja e parë që bëri ishte rregullimi i kryeministrisë. Kostoja e shndërrimit të kryeministrisë në një pallat luksoz, me salltante, restorant privat, salla masazhi, gjimnastike etj etj, kosto atëherë u denoncua se kishte një vlerë prej 5 milion eurosh. Ne kemi kërkuar se ku ishin dokumentat e tenderit, se me çfarë fondesh u bënë, por nuk u dha asnjë përgjigje. Informacionet tregojnë se punimet u kryen nga kompania Fusha sh.p.k ,që pas kësaj ka marrë 80 milion euro tendera nga Rilindja dhe një konçension  125 milion euro". Ky është fakti i parë, fakti i dytë: Në shkurt të 2016, Fusha u bë pronare e 290 metra katrorë pranë zonës së teatrit. Në mars Edi Rama përgjysmoi çmimin e truallit nga 1 milion e 200 mijë lejë e coi në 670 mijë lekë për metër katrorë. Fakti i tretë se kemi të bëjmë me një aferë mafioze. Ju e dini se teatri është pjesë e një ansambli monumental, siç edhe është faktikisht, siç ekonfirmon edhe Europa Nostra. Më 12 Prill 2017 kur opozita protestonte kundër qeverisë dhe narko mafia e ka hequr teatrin nga zona e mbrojtur. Në 14 Prill, dy ditë më vonë, plani i përgjithshëm vendor i kaluar dy ditë më vonë e la të hapur shfrytëzimin e territorit që ta vendoste Edi Rama sa kate e sa kulla do ndërtoheshin dhe së dyti, harta tregon se prona që ka Fusha nuk është kufitare me teatrin, siç pretendohet në ligj" tha Basha.

Ngritja e kullave në qendër të Tiranës ka qenë një propozim nga Fusha sh.p.k dhe i miratuar përmes procedurave të rrufeshme nga qeveria e cila pranoi të falë truallin publik në këmbim të financimit të një teatri të ri. Duke qenë se nuk kishte votat për ta kaluar vendimin në Këshillin Bashkiak, në një rast të precedent shumica kaloi një ligj të poraçëm për këtë aferë, për kalimin e pronës publike drejt kompanisë private.

[video width="640" height="426" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/07/basha222.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI