Flash

Kulisat/ Çfarë e shtyu Bashën të kërcënojë jo Ramën, por oligarkët e tij

Lapsi.al 20 July 2018
Kulisat/ Çfarë e shtyu Bashën të kërcënojë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, përshkallëzoi qëndrimin e opozitës në mbrojtje të Teatrit Kombëtar dhe kundër prishjes së tij për të ngritur kulla. I kritikuar shpesh se është i kapur edhe vetë nga oligarkët dhe se është pjesë e një tetari fasadë që shan dhe kritikon vetëm Ramën, pa prekur bizneset që vjedhin bashkë më të, kreu i PD-së ka vendosur me sa duket të ngrejë tonet.

Reagimi i tij nuk kishte të bënte vetëm me shembjen e kullave, por njëkohësisht edhe me pengimin e biznesit që do t'i ngrejë ato.  Në këtë kuptim, Basha u bëri thirrje edhe qytetarëve blerës potencialë të mos shpenzojnë asnjë cent në këtë aventur që e pret dinamiti. Në anën tjetër, ai kërcënoi edhe ndonjë bankë që mund të imagjinojë të financojë 6 kullat që do ngrihen mbi truallin publik, falë ligjit special të dy javëve më parë.

Goditja e këtij trekëndëshi, investitor+ financues+ blerës, përbën një hap të guximshëm për Bashën. Po kush e shtyu atë drejt këtyre deklaratave premierë? Cilët qenë ata që e yshtën drejt denoncimit të një qeverisjeje me një grusht oligarkësh?

Kohët e fundit kritikat në këtë drejtim janë shpeshtuar shumë. Por qershia mbi tortë qe një qëndrim i jashtëzakonshëm.

Dy ditë më parë, në një shkrim tejet racional dhe të argumentuar, prej intelektuali race, Aurel Plasari i kishte kërkuar opozitës firmosjen e një kontrate me qytetarët për të sanksionuar qëndrimin për teatrin. "Kontrata Proteatër e Forcave Opozitare të garantojë publikun që çdo ndërtues, i cili do të ketë ndërmarrë aktin e shembjes së kompleksit shumë historik e kulturor, në të cilin funksionojnë aktualisht dy teatrot, ai Kombëtar dhe ai Eksperimental, do të detyrohet ta dëmshpërblejë shembjen e kryer në mënyrën më të përshtatshme legale, qoftë edhe duke u detyruar ta rindërtojë kompleksin e shembur prej tij", shkroi Plasari duke e përkëdhelur edhe frikën e Bashës: "Justikimet e gjasshme ndaj një Kontrate Proteatër të Forcave Opozitare, kinse një akt i tillë mund të shkojë përkundër interesave elektoralë etj, hidhen poshtë nëpërmjet metodës eksperimentale, e cila përdoret sot edhe në shkencat politike, më shqip me anë të spovës: e ashtuquajtura “Rilindje” ndëshkoi e shembi sa deshi dhe votat iu shtuan".

Lexo më tej:

Shkrimi i plotë/ Çfarë i kërkoi opozitës për teatrin Aurel Plasari

Qëndrime të tilla dhe përhapja e një psikoze sikur Basha nuk guxon të përballet me oligarkët, që janë gjithashtu edhe financues të tij, e detyroi liderin e PD-së të bëjë sot deklaratën e fortë. Ai tha se edhe biznesmenët që përfitojnë nga afera e koncensioneve do të goditen përmes ligjit antimafia dhe se kullave të tyre do t'u vihen minat.  "Çdo veprim i Fusha shpk dhe çdo entitet tjeter do të jetë subjekt i një ligji të amenduar antimafia. Në bazë të kësaj do iu sekuestrojmë çdo cm katror dhe çdo cent a miliard euro për shkeljet që do konstatojmë. Sikundër nëse guxoni t'i vini minat teatrit, minat do u'a vëme edhe kullave tuaja me ligj" tha Basha.

Por, përpara se të jetë një fitore e trimërimit të opozitës ndaj pushtetit oligarkik, kjo tentativë e shfaqur në rastin e Teatrit Kombëtar për të etiketuar krah politikës edhe emrat e biznesmenëve që janë përfshirë në aferat e rilindjes, ky hap i sotëm ngre një pikpyetje: A do zbatohet i njëjti standart edhe me oligarkët e tjerë?

©Lapsi.al 

[video width="640" height="426" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/07/basha222.mp4"][/video]

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

24°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI