Flash

Shqipëria, notë ngelëse në Bruksel për mbrojtjen e Ballukut në Parlament

Progres-raporti i Komisionit Europian vlerëson në përgjithësi ecurinë e Shqipërisë drejt integrimit, por rezervon kritika për rolin e legjislativit në mbikëqyrjen e dobët të qeverisë, mungesën e dialogut dhe dominimin e ekzekutivit në procesin legjislativ. Refuzimi i heqjes së imunitetit të Ballukut ngre shqetësime për shkeljen e barazisë përpara ligjit.

21:24 Blerina Gjoka

Zbulohet nën ujë anija me 130 miliardë dollarë

Lapsi.al 19 July 2018
Zbulohet nën ujë anija me 130 miliardë dollarë

Një anije brenda së cilës gjendej arë me vlerë prej rreth 130,5 miliardë dollarë është zbuluar në ujërat e Koresë së Jugut. Bëhet fjalë për luftanijen ruse Dimitrii Donskoi, e fundosur plot 113 vjet më parë.

Sipas asaj që shkruan e përditshmja “DailyMail”, luftanija u fundos gjatë kohës që po tentonte të largohej me nxitim nga ishulli i Ulleungdo, në vitin 1905, në mënyrë që të mos binte në duart e japonezëve pas betejës së Tsushima, gjatë luftës Ruso-Japoneze.

Menjëherë pas zbulimi të këtij ari me vlerë marramendëse një grup në Rusi ka nisur një fushatë me anë të së cilës kërkon që ari t’i kthehet Moskës.

Zhytësit nga një kompani koreano-jugore e specializuar në shpëtim kishin vite që kërkonin për mbetjet e kësaj anije dhe arritën ta lokalizonin vetëm të shtunën e shkuar, rreth 434 metra nga brigjet e Ulleungdo.

Të këshilluara

Risia e re e instagramit, një trend negativ

Rrjetet sociale janë bërë një pjesë e pandarë e jona dhe fatkeqësisht e kemi shumë të vështirë të ndahemi nga to. Pavarësisht se na marrin shumë kohë dhe janë b...

14:23

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

91.00

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI