Flash

Një dëshmitar i tretë hyn në konfliktin mes Almeida Abazit dhe "Vizion Plus"

Lapsi.al 19 July 2018
Një dëshmitar i tretë hyn në konfliktin mes Almeida Abazit

Pas përfundimit të Dancing With The Stars, Almeda Abazi akuzoi publikisht produksionin për papërgjegjshmëri. Sipas saj, ata nuk i mbuluan disa shpenzime ekstra gjatë qëndrimit në një prej hoteleve të Tiranës.

Në postimin e saj në Instagram Stories, Almeda shkruan se pagoi vetë ujin, lavanderinë dhe hekurosjen e rrobave. Hoteli iu përgjigj shkurtimisht pas me faturat që konfirmonin të kundërtën e akuzave. Mund të lexoni më shumë rreth kësaj çështjeje duke klikuar këtu dhe këtu.

Rudi Hizmo, bashkëmoderatori i Almedës në DWTS, foli në lidhje me keqkuptimin e mësipërm i ftuar sot në “Pop Culture” në Top Channel.

“Unë nuk e di ekzaktësisht ç’ka ndodhur, por mesa di unë, Almeda ka qëndruar dy net më shumë. Produksioni i DWTS i kishte siguruar çdo lloj gjëje. Biletat, qëndrimin në hotel dhe barin. Kur mbaroi DWTS, mbaroi dhe kontrata e Almedës me produksionin, kështu që mbaroi dhe detyrii i DWTS për të paguar hotelin.

Edhe pse Tolgahan dhe Almeda qëndruan dy net më shumë, ata ua paguan hotelin. Si duket, nga pakujdesia, nuk kishin paguar ujin dhe hekurosjen e rrobave, gjë që normalisht kudo që shkon duhet ta paguash vetë. Almedës ky detaj iu duk pak i çudishëm, ngaqë mendonte se solli Tolgahan falas, pa asnjë pagesë, ata ishin të detyruar ta falenderonin duke paguar çdo gjë.”/Anabel

 

Të këshilluara

Pse nuk duhet marrë seriozisht Mustafa Nano

Me çfarë lehtësie të padurueshme, këtu në Ballkan, i madh e i vogël, të ditur dhe injorantë, e ngatërrojnë biologjinë e gjenetikën e individit me përkatësinë e ...

15:28

BIRN: Nderi që qeveria po i bën kazinove

Industria e lojërave të fatit qarkullon mbi 100 milionë euro në vit ndërsa lobingjet e saj ia kanë dalë gjatë viteve të fundit të ndikojnë të gjithë sistemin ku...

08:42

Bie rrufeja, plagos tre persona në Shkodër

Ndryshimi i motit, sot, është pasuar edhe me ngjarje të rralla, ku ndryshimet atmosferike, kanë shkaktuar edhe të plagosur. Rasti i rrallë ka ndodhur në fsha...

14:55

ide

Përçmimi si model qeverisje 

I mësuar me, dhe i rrethuar nga, servilë Rama ka humbur aftësinë të përballet me qytetarët e lirë

09:35 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

94.96

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI