Flash

Luftëtari, kundër Ventspils për të treguar se e para ishte rastësi

Lapsi.al 19 July 2018
Luftëtari, kundër Ventspils për të treguar se e para ishte

Luftëtari luan për dinjitet kundër Ventspils e për të treguar se disfata e parë, e atyre përmasave, ishte rastësi. Natyrisht nuk pret shumë, të paktën sa I perket cështjes kualifikim Luftëtari, kur të presë në Elbasan Arena letonezët. 5 gola të pësuar në ndeshjen e parë janë shumë, për të imagjinuar përmbysjen dhe Kostic e di më mirë se të gjithë. Por tekniku kërkon të japë një sinjal të fortë gjithë ambjentit në Gjirokastër, se pas kësaj ndeshje gjërat do të jenë ndryshe.

Bluezinjtë kanë nevojë të besojnë se skuadra që kanë krijuar për të perballuar sezonin nuk është aq e dobët sa të eleminohet kaq turpshëm në raundin e parë të Europa League. Ky është edhe motivi që Kostic e konsideron shumë të rëndësishme sfidën. Për të krijuar një ide më të qartë për formën e lojtarëve, gjirokastritët kanë përzier kartat në ndeshjen e kontrollit, me Xhekson dhe Bregun që përfunduan tek rezervat. Kjo nuk do ti pengojë dy lojtarët të jenë nga minuta e parë në fushë, në sfidën që do të luhet në orën 20.00.

Nuk është se ka shumë alternativa Luftëtari, kështu që 4-2-3-1 duket I rikonfirmuar me Shkurtaj në majë të sulmit. Mesfusha nuk duhet të ketë lëvizje me dyshen Aleksi-Ramadani para mbrojtjes, ku edhe Licaj e Jancic janë të sigurtë. Për ta mbajtur larg skuadrës presionin, tekniku ka bllokuar cdo kontakt mediatik para ndeshjes, madje edhe ka ndaluar kamerat gjatë seancave stërvitore.

Të këshilluara

Lenjani dhe Sion, turpërojnë Interin

Nuk shkoi sic e mendonte, dalja e dytë sezonale e Inter: në miqësoren kundër Sion zikaltrit humbasin 2-0 nën goditjet e Neitzke, që në minutën e 27’ përfitoi ng...

21:13

Numrat e VAR, si u përmirësua arbitrimi...

Fifa deklarohet "ekstremisht e kënaqur për mënyrën si arbitrat u sollën në Botërorin Rusi 2018 dhe si aplikimi i Video Assistant Referees kontriubuoi në një suk...

20:43

ide

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI