Flash

Kualifikohet Laçi, Uzuni heroi i ri i kurbinasve

Lapsi.al 19 July 2018
Kualifikohet Laçi, Uzuni heroi i ri i kurbinasve

Myrto Uzuni ishte futur në zemrat e kurbinasve, që kur u transferua tek Laci dy vjet më parë, por asnjëherë si tani, pas golit kualifikues kundër Anorthosis, në raundin e parë të Europa League, sulmuesi beratas nuk është konsideruar hero i bardhezinjve. Dy minuta e ndanin Lacin nga dalja e shpejtë në Europiane dhe lamtumira e 260 mijë eurove, që vlente kualifikimin në raundin e dytë të kompeticionit, kur Uzuni shtangu qipriotët me një gol me peshë.

"Është goli më i rëndësishëm që kam shënuar në karrierë. Nuk mendova asgjë kur godita, u ktheva në realitet vetëm kur topi përfundoi në rrjetë", komentoi në të nxehtë sulmuesi.

Laçi, me këtë fitore, që e coi në raundin e dytë me agregatin 2-2 por me vlerën e golit në fushë kundërshtare, bëhet skuadra e parë shqiptare që kualifikohet në raundin e dytë të këtij sezoni të Europa League. Për kurbinasit një tjetër provë e mirë kundër Anorthosis, pas 2-1 në transfertë një javë më parë, ku edhe aty bardhezinjtë e teknikut Prenga ishin të parët që shkuan në avantazh. Por ai gol i Hoxhallarit, ndonëse i përmbysur më pas, e tregoi rëndësinë pas fitores së sotme.

I lumtur tekniku kurbinas, ashtu si normalisht duhet të ishte: "Jam shumë i kënaqur për këtë kualifikim, pasi, presidenti, lojtarët dhe tifozeria jonë e meritonte. E kisha thënë edhe para ndeshjes që nëse luanim si në Qipro, atëherë mundësitë do t’i krijonim" përfundoi ai.

Kështu, Laçi gjen fitoren e parë europiane, në ndeshjen e 12 në kompeticionet europaine (5 barazime dhe 6 humbje), ndërsa kualifikohet për herë të dytë në turin tjetër të Ligës së Europës, madje duke arkëtuar shumën rekord deri tani prej 500 mijë euro.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI