Flash

Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’

Në lëvizjen më të madhe që nga rënia e komunizmit në Shqipëri, “Revolucioni i Flamingove’ po hyn në ditën e 100-të të tij me arritjet kryesore të rikthimit të qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisjeje autoritare. Megjithatë, pyetja mbetet nëse do të transformohet ose jo në një lëvizje për të ardhmen.

20:16

Gjithcka ishte kundër Partizanit, eleminimi i pashmangshëm...

Lapsi.al 19 July 2018
Gjithcka ishte kundër Partizanit, eleminimi i pashmangshëm...

Pësoi tre gola në dy ndeshje, por Partizani e provoi deri në fund të gjente atë kualifikim në raundin e dytë të Europa League. Kushtet ishin kundër të kuqve, situata në klub nuk e favorizuan, zhvillimet ndodhën në kohë vonesë, por sërish kryeqytetasit nuk është se bënë keq (përsa i përket lojës) kundër Maribor. Meqë jemi tek kundërshtari, edhe shorti ishte në disfavor të tyre, kur e vendosi përballë rivalit më të vështirë ndër gjithë ato që gjetën skuadrat shqiptare në raundin e parë të kompeticionit.

Tekniku, Skënder Gega, nuk kishte jo vetëm lojtarë të kërkuar prej tij në dispozicion, por edhe koha ishte e limituar, ndoshta shumë e vogël për një teknik të aplikonte idetë e tij. E megjithatë, në një lojë të luajtur me dinjitet, fatet e ndeshjes u vendosën në një moment gabimi të Belicës (të kondicionuar edhe nga dëmtimi muskular), kur u shënua goli në Selamn Stërmasi, në ndeshjen e parë. Pastaj të kërkoje të mundje Maribor, madje me dy gola në Slloveni, ishte gati e pamundur, për një skuadër në pozitat e të kuqve.

E megjithatë me pak fat mund edhe të ishin vënë në vështirësi sllovenët, dy herë të shpëtuar nga traversë, me rezultatin 0-0 në goditjen e Atandës dhe në minutën e 70 në tentativën e Abdurahimit, që mund të barazonte rezultatin në 1-1. Të dyja mundësitë u mohuan për tu futur në lojë, apo për të ndërtuar një strategji më të përshtatshme, ndërsa golat e Dervisevic dhe Tavares në shtesë mbyllën llogarinë për Partizanin që në raundin e parë.

Gjërat ishin të ditura për sa kohë luhatjet e frikshme të një viti më parë, Partizani i kishte po me këta lojtarë e nëse nuk ndërhyhet në merkato edhe në kampionat problemet do të evidentohen...Gega nuk është se ka shkopin magjik!

Të këshilluara

Europë apo jo, për Milanin vendoset nesër

Orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme për të ardhmen e Milanit. Të premten, do të shpallet vendimi i Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv (CAS) lidhur me ankesën...

20:05

Dybala në Paris, Neymar...?

Ka dyshime rreth të ardhmes së Neymar, por të njëjtat dyshime mjegullojnë edhe atë të Paolo Dybalas. Sipas asaj që bën të ditur e përditshmja spanjolle As, Psg ...

16:31

Mes Pjanic e Juventus futet një shqiptar

Pas mbërritjes së Cristiano Ronaldos në Torino, Juventus po tregon vëmendje tek operacionet në dalje. Është folur shumë për Gonzalo Higuain, që Sarri dëshiron t...

16:12

ide

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI