Flash

Del VIDEO e fshehtë/ Si femrat i kërkonin Berluskonit favore për të dalë në TV

Lapsi.al 19 July 2018
Del VIDEO e fshehtë/ Si femrat i kërkonin Berluskonit favore për

“Unë jam president për asgjë në Mediaset. Jam jashtë Mediaset prej 18 vitesh”. Janë fjalë të Silvio Berlusconi të regjistruara fshehtas me një telefon në vitin 2011 nga njëra nga vajzat e ftuara prej tij në vilën Arcore në një nga festat e tij të shumta. Në video dëgjohen kërkesat e shumta të vajzave për kontrata në televizion. Video është publikuar nga agjencia ANSA është realizuar diku nga mesi i 2011-ës dhe kur skandali “Ruby” kishte shpërthyer.

“Ishullin” nuk e bëri... edhe filmin që duhet të bëja me Massimo Boldi ia dhe asaj” – thotë njëra nga vajzat. Berlusconi i përgjigjet: “Nuk ia dhashë unë”.

Një tjetër vajzë e re, me shumë mundësi Marysthell Polanco thotë: “Unë një kontratë dua dhe kaq mjafton “papi”. Është ajo që me nevojitet... ti je kryeministri i Italisë, pronar i Mediaset”. Ai ia kthen: “E ke parë çfarë po më bëjnë? Kryeministrit të Italisë...”

“E kanë tentuar të gjitha. Vetëm unë mund të kem forcën për tu rezistuar situatave të tilla”. Berluskoni pranon se vajzat e reja në vilën Arcore kanë tentuar në vazhdimësi të hyjnë në jetën politike, mediatike, drejtësi, pasuri madje dhe në marrëdhënie fizike.

[caption id="attachment_322628" align="alignnone" width="720"] Marysthell Polanco[/caption]

“Më kanë vënë përballë 3 gjykatës komunistë. Tashmë kam zbuluar se 2 prej tyre shkruanin për “Lotta Continua” ku kanë bërë fjalime për të falimentuar” – thotë Berluskoni një fjali duke iu referuar procesit gjyqësor në gjykatën e Apelit të Milanos në korrik 2011 që e kishte dënuar kompaninë e tij Fininvest me 540 milionë. Më pas shton: “Kanë provuar gjithçka, por unë kam rezistuar pa u lëkundur”.

“Bëj diçka. Thuaji djalit tënd në Mediaset, thuaji diçka që të bëjë një bamirësi edhe pse na urren... nëse thotë nesër “dua atë vajzën të bëjë këtë program”. Janë fjalët e Marysthell Polanco, njëra nga vajzat e ftuara shpesh në vilën Arcore. Ajo bën kërkesa të vazhdueshme për të hyrë në botën e televizionit. Silvio Berlusconi i shtrirë në divan dëgjon dhe ndoshta në vëmendje i vjen skandali “Ruby”.

Siç duket nga filmimi ai mundohet tu shpjegojë vajzave se nga marrëdhënia me të janë të njollosura. “Unë jam, ai që jam goditur më shumë sepse pas një jete të kaluar me punë më kanë shkatërruar imazhin në botë. Sepse tashmë jam ai i “bunga bunga”. Gjithçka kam bërë si ekonomist, si politikan, madje kam shmangur edhe një luftë mes Rusisë dhe Gjeorgjisë” – e mbyll Berluskoni. ©Përgatiti LAPSI.al

https://www.youtube.com/watch?v=_Esi8SAZKqw

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI