Flash

VIDEO/ Trump: Mali i Zi ose Shqipëria mund të na shpien drejt luftës së tretë botërore

Lapsi.al 18 July 2018
VIDEO/ Trump: Mali i Zi ose Shqipëria mund të na shpien drejt

“Malazezet, shqiptarët... janë njerëz shumë të fortë dhe shumë agresivë. Ata mund të nevrikosen dhe Urime! Jemi në Luftën e Tretë Botërore”.

Kështu u shpreh presidenti amerikan Donald Trump, në një emision të dhënë për gazetarin Tucker Carlson, në Fox News.

“Të qenit pjesë e NATO-s detyron të gjithë antarët të mbrojnë çdo pjesëtar tjetër nga sulmet. Psh nëse sulmohet Mali i Zi që u antarësua vitin e kaluar, pse im bir duhet të shkojë në mbrojtje të këtij vendi – ishte pyetja e gazetarit dhe Trump iu përgjigj: “Po thoni atë që thashë unë, Mali i Zi është një vend i vogël me njerëz shumë të fortë...

“Nuk kam gjë kundër Malit të Zi, apo Shqipërisë - ndërhyri gazetari.

“Gjithsesi... janë shumë të fortë, agresivë. Mund të nxehen dhe urime, jemi në luftën e tretë botërore” - tha Trump.

Intervista e Trump për Fox News erdhi pak ditë pas Samitit të NATO-s dhe takimit me presidentin rus Vladimir Putin, në Helsinki.

Trump i komentoi si mjaft të suksesshme këto dy takime, duke theksuar se vetëm falë këmbënguljes së tij, tashmë të gjithë vendett anëtare po kontribuojnë më shumë për NATO-n dhe se organizata tashmë ka rreth 44 miliardë dollarë më shumë në buxhet.

https://youtu.be/MB8etvUSag0

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI