Flash

Sondazhi i Gallup: Shqiptarët më besnikët e amerikanëve në NATO

Lapsi.al 18 July 2018
Sondazhi i Gallup: Shqiptarët më besnikët e amerikanëve

Shqiptarët janë ndoshta populli më pro-amerikan në Europë dhe këtë e vërtetojnë edhe anketa e sondazhe të ndryshme.

Një raport në formë ankete i publikuar nga Gallup së fundmi në kuadër të samitit të NATO-s, tregon se, shqiptarët janë dakord në masën 72% me lidershipin amerikan në Aleancën e Atlantikut.

Asnjë vend tjetër i aleancës nuk ka një normë të tillë. Madje, ndjekësi më i afërt i Shqipërisë është Polonia me 56%. Në krahasim me vitin e kaluar ndërkohë, niveli i aprovimit të shqiptarëve ndaj lidershipit amerikan në Aleancën e Atlantikut Verior ka rënë me 4 pikë përqindje.

Por, sërish i vendos ndër popujt që kanë pësuar rënien më të ulët të besimit ndër vendet e tjera anëtare të aleancës. Ndërkohë, vetëm tre vende të Aleancës, Mali i Zi, Sllovakia dhe Polonia raportojnë një rritje të besimit te lidershipi amerikan, raporton SCAN.

Besimi i shqiptarëve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka vijuar i palëkundur edhe përgjatë presidencës së Donald Trump. Mbështetja e këtij të fundit ndaj vendit tonë në aleancën e Atlantikut duket se vjen në kuadër të respektit reciprok.

Të këshilluara

BIRN: Nderi që qeveria po i bën kazinove

Industria e lojërave të fatit qarkullon mbi 100 milionë euro në vit ndërsa lobingjet e saj ia kanë dalë gjatë viteve të fundit të ndikojnë të gjithë sistemin ku...

08:42

Bie rrufeja, plagos tre persona në Shkodër

Ndryshimi i motit, sot, është pasuar edhe me ngjarje të rralla, ku ndryshimet atmosferike, kanë shkaktuar edhe të plagosur. Rasti i rrallë ka ndodhur në fsha...

14:55

Pakt me Ançelotin. Hysaj mbetet tek Napoli

Trajneri Ançeloti ka zhvilluar ndeshjen e parë me Napolin duke mposhtur 4-0 skuadrën e Gozanos.  Elseid Hysaj ka qenë një nga titullarët në këtë takim. Edhe me ...

09:59

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.64

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI