Flash

Republika kazino, çfarë i jep fund marrëzisë së Ramës?

Lapsi.al 18 July 2018
Republika kazino, çfarë i jep fund marrëzisë së

Kush do të kuptojë realisht atë që po ndodh me Teatrin Kombëtar, nuk mund t'a shohë të shkëputur nga dinamika e gjatë e vendimeve të qeverisë dhe nga aktet e saj të fundit. Për ditë me radhë ne jemi ngërthyer në një debat shterpë, nëse duhet ruajtur godina e vjetër apo duhet një e re, nëse aktorët janë të unifikuar apo të përçarë, nëse ka më tepër rëndësi modernia apo tradicionalia, nëse është më i sinqertë Kastriot Çipi, apo Altin Basha.

Por, të gjitha këto kanë shërbyer vetëm për një gjë: për të fshehur një vjedhje të madhe. Për të mbuluar një biznes me fitim mbi 200 milionë euro, në sajë të 6 grataçielave që Fusha do të ngrejë në truallin e teatrit të shembur.

Për të kuptuar se kjo nuk ka lidhje me një debat estetik mes të bukurës dhe të shëmtuarës, mes të mirës dhe të keqes, mes moralit dhe mungesës së tij, na shërben edhe një vendim që qeveria Rama po përgatitet të marrë paralelisht me atë për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Fjala është për dhuratën e re fiskale që ajo po përgatitet t’u bëjë kazinove, pikave të llotove dhe basteve, pra gjithçkaje që lidhet me sportin kombëtar të kumarit.

Po të shohësh propozimin për paketën e re fiskale, dallon me lehtësi se këtej e tutje buxheti i shtetit do të mbledhë më pak para nga pronarët e llotove.

Lexo më tej për temën:

Si e shpjegon BIRN faljen e parave që po i bëhet pronarëve të kazionove

Pse Rama po e thellon paktin e marrëzisë me kazinotë

Dhe ironia është se kur dy vite më parë atyre i'u bënë të tjera lehtësime, arsyetimi ishte diametralisht i kundërt: Ata duhen përkrahur se derdhin shumë para për të cilat buxheti ka nevojë.

Kjo histori mashtrimesh të paskrupullta është tejet e gjatë.

Pesë vite më parë, në fillimet e qeverisë së tij, Edi Rama, së bashku me krahun e tij të djathtë, Saimir Tahirin, nisën një operacion të bujshëm të titulluar “Fundi i marrëzisë”. U mobilizuan mbi 6 mijë policë, u rrethuan pikat e basteve me shirita ku shkruhej “skenë krimi” dhe kryerilindasi shpalli devizën: “ka ardhur dita t’i japim fund këtij fenomeni". Strategjia përbënte një fabul të mrekullueshme: Dërgimin e kazinove drejt hoteleve me 5 yje që do të lulëzonin në erën e re të zhvillimit ekonomik dhe zhdukjen e tyre nga qendrat e qyteteve. “Ne nuk mund të pranojmë një ves të neveritshëm që po shkatërron familjet dhe psikikën e qytetarëve”, thoshte atëherë me ton prej rilindasi, Rama. Për ta realizuar këtë objektiv, pas show-t të shtatorit 2013, ai vendosi një datë: shqiptarët do t’u thoshin lamtumirë kazinove, pikave të basteve dhe makinave elektronike, në dhjetor 2016.

Por kur u afrua ky afat erdhi, pushteti i parasë bëri të vetën. Me argumentin kryesor se taksat e kumarit mbanin buxhetin e shtetit (pra të atij buxheti që po ia zhveshin sot një pjesë të këtyre parave), një grup deputetësh rilindas imponuan shtyrjen edhe me dy vjet të afatit të qëndrimit të pikave të basteve në qendrat e qyteteve.

Kur u pyet nga gazetarët, mashtrimi i Ramës ishte epokal: “Unë mbetem për zhdukjen e bixhozit, por në këtë pikë jam minorancë në PS” (video poshtë). Pra me një fjalë Rama donte, por nuk i bindeshin deputetët. Pra kryeministri tolerant dhe demokrat i përulej vullnetit të shumicës së tij.

[video width="844" height="500" mp4="https://cdnimpuls.com/lapsi.al/wp-content/uploads/2018/07/rama-lojrat-e-fatit_2.mp4"][/video]

 

Për t’u kthyer sërish te teatri, gënjeshtra e Ramës bëhet edhe më qesharake. I njëjti kryeministër, që u fiksua nga kamerat duke i bërë një sherr banal Pandeli Majkos, vota e lirë e të cilit nuk i prishte asnjë punë, në një rast tjetër, bën sikur nuk i binden deputetët. Pra ai do të na lërë të besojmë se ai grup me njerëz pa personalitet, që u tregua i gatshëm të ngrinte kartonat për një ligj special grabitjeje, dikur nuk i qenka bindur vullnetit të tij për të mbyllur kazionotë.

Njësoj si ky mashtrim banal edhe ai tjetri, (që njëherë u bën favor pronarëve të kumarit me pretendimin se ata mbushin buxhetin e shtetit dhe herën tjetër i favorizon duke i rënë në qafë buxhetit), janë të mjafta për të kuptuar se pas çdo përralle të rilindjes fshihet një projekt grabitjeje.

Ashtu sikurse pas shëndetësisë falas fshiheshin koncesionet milionëshe të Check- up, sterilizimit dhe dializës, ashtu sikurse pas pastrimit të qyteteve, fshihej megaafera e inceneratorëve, ashtu si pas teatrit modern fshihet grabitja e truallit publik, po kështu edhe pas "goditjes së kumarit", fshihej gjoba e majme për pronarët e këtij biznesi me fitime 100 milionë në vit. Kjo është historia e qeverisjes së Rilindjes që nisi me aksionin, gjaoja të moralshëm, të luftës ndaj kumarit.

Gjashtë vite më parë, Edi Rama erdhi në pushtet me premtimin e madh për t’i dhënë fund marrëzisë që kishte kapluar vendin. Gjashtë vite më pas, ai e ka shfrytëzuar këtë për të ngritur një regjim kleptokratik dhe të marrë. Prandaj, tani është koha t’i jepet fund marrëzisë së tij.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Largojeni dorën e Erdoganit nga Shqipëria

Javën e shkuar, gazetarët e gazetës dikur më të madhe të Turqisë, ZAMAN, u dënuan me 8 deri në 10 vjet burg si anëtarë të një organizate terroriste të armatosur...

12:41

Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Kam folur me shumë miq të mij që janë ndjerë të shkurajuar, ditët e fundit, teksa shihnin si shiteshin njëri pas tjetrit  disa nga korifejtë e skenës sonë të te...

14:57

Pse Europa po mbizotëron Kupën e Botës?

Për trajnerin dhe ish-futbollistin uruguajan Oskar Tabarez, kjo nuk mund që quhet as edhe një histori. “Mos më pyet për diçka që është e vetëkuptueshme. Unë men...

23:01

Erdogani, sulltani i parë i Turqisë moderne

Pasi presidenti Erdogan të bëjë betimin në Ankara, Turqia kalon nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial. Të dielën me dekret ai liroi nga detyra më shu...

16:00

Modeli Majko dhe modeli i Rilindjes

Dita e djeshme konturoi dy modele brenda së njëjtës mazhorancë në raport me Edi Ramën, i cili e demostroi qetësisht absolutizmin e vet! Nga njëra anë, i vetm...

17:02

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.65

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI