Flash

Presidenca/ Meta për Ramën, si Nishani i Berishës?

Lapsi.al 18 July 2018
Presidenca/ Meta për Ramën, si Nishani i Berishës?

Ndërkohë që partnerja e tij familjare dhe pasuesja e tij politike i ka bërë thirrje publikisht të mos e dekretojë ligjin për Teatrin, Ilir Meta sot ka lënë vend për shumë keqkuptime. Ai është shfaqur në një tubim përkrah Erion Veliajt duke i lënë këtij të fundit të spekullojë si me figurën e presidenti po ashtu edhe me firmën e tij për kthimin e ligjit special që i fal tokën publike kompanisë “Fusha”.

“Besoj që qetësia e dashuria do triumfojnë, për diçka që për të cilën tashmë besoj se ka konsensus publik, konsensus të gjerë publik tek aktorët, tek ata që votuan në Parlament dhe tek popullata, sepse siç e tha i madhi Robert Ndrenika (të cilin ditët e fundit Veliaj po e përdor më keq se Altin Bashën), kemi nevojë për teatër e jo për muze. Ndaj, për një teatër të ri besoj do gjendet një vullnet i mirë, kam shumë besim”.

Lexo më tej:

Çfare tha Meta pas shfaqes publike me Veliajn

Si u tall Veliaj me qetesi dhe dashuri

Sikur kjo deklaratë e kryebashkiakut të mos mjaftonnte vetë presidenti i ka shtuar edhe më shumë dyshimet.“Dua t’ju siguroj se në çdo vendim, nuk do të ndikohem nga asnjë faktor jashtë atyre përgjegjësive që ka presidenti në mbajtjen e qëndrimeve të tilla. Do të veproj konform kompetencave. Nuk do te veproj jashte pergjegjesive te Presidentit”- ka thënë Meta këtë të mërkurë.

Pavarësisht këtyre dyshimeve është ende e pa imgjinueshme sesi presidenti mund ta dekretojë një ligj të tillë. Ai me siguri do e kthejë atë mbrapsh.

Por edhe sikur vetëm ky qëndrim (pavarësisht nga akti që do të kryejë) “institucional” i barazlarguar dhe prej diplomati të huaj i Metës, në raport me skandalin e teatrit e bën atë me faj.

Sepse është e vështirë të jesh i pananshëm dhe mbi palët, kur njëri nga aktortë në lojë i ka të shkruara në ballë qëllimet e mbrapashta.

Deri më tani Ilir Meta është sjellë pothuasje ashtu siç e donte Rama. Jo më kot kryeministri i ka dalë atij në mbrojte edhe publikisht duke i konsideruar qëndrimet e tij me nota positive. Me përjashtim të një deklarate për qëndrimin kundër Trumpit në OKB, me përjashtim të më shumë kërkesave për të dhënë autorizimin për marëveshjen e detit dhe të mos dekretimit akoma të shefit të ShISH, Meta nuk ka qenë një president kokëçarës për qeverinë.

Aq sa shumë kush ka filluar ta krahasojë presidencën e tij, me atë të Bujar Nishanit në kohën e qeverisjes Berisha.

Natyrisht, pavarësisht se të dy janë zgjedhur me vullnetin personal të kryeministrit, profilet e presidentit aktual me atë të pasardhësit nuk janë të njëjta. Meta ka tjetër background politik. Dhe Edi Rama nuk mund ta trajtojë si një aktor të thjeshtë, që t’i vërë Erion Veliajn për ta gënjyer.

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI