Flash

BE gjobë rekord prej 4.3 miliardë eurosh “Google”-it

Lapsi.al 18 July 2018
BE gjobë rekord prej 4.3 miliardë eurosh “Google”-it

Komisioni Europian gjobiti “Google” me një shumë rekord prej 4,3 miliardë eurosh për shkelje të rregullave të konkurrencës në BE me sistemin e tij të operimit për smartfonë dhe tableta “Android”, sipas një burimi pranë kësaj dosjeje.

Komisioni ka akuzuar “Google” për pengim të konkurrencës dhe përforcim të pozicionit të tij dominues mes motorëve të kërkimit duke detyruar prodhuesit që të parainstalojnë motorin e tij të kërkimit dhe aplikacionin e internetit “Chrome” në pajisjet “Android” në mënyrë që të përdoren aplikacionet e licensuara prej tij, siç është aplikacioni popullor “Google Play”.

Ky penalitet do të jetë gati dy herë më i lartë se sa gjoba rekord prej 2,42 miliardë eurosh që institucioni i BE-së për konkurencën vendosi kundër “Google” vitin e kaluar sepse kishte favorizuar shërbimet e tij të shitjes në rezultatet që dalin nga kërkimi në internet.

“Android” - i është sistemi operativ më i përdorur në botë dhe ndodhet në rreth 80% të telefonave celularë.

Ky softuer i hapur i jepet prodhuesve falas, ndërkohë që “Google” nxjerr të ardhura nga reklamat që shfaqen në aplikacionet e tij.

Të këshilluara

SHBA - Turqisë: Blini armët tona...

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se është duke punuar për të bindur Turqinë, aleate në NATO, të blejë sisteme të mbrojtjes raketore nga SHBA-ja dhe jo nga...

15:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI