Flash

Wenger: "22 vjet tek Arsenal, gabimi im i madh"

Lapsi.al 17 July 2018
Wenger: "22 vjet tek Arsenal, gabimi im i madh"

Arsene Wenger dhe Arsenal është dukur gjithnjë se kanë qenë një të vetëm, por pas largimit francezi ka pohuar se 22 vjet të kaluar tek Arsenal kanë qenë një gabim dhe se në Londër ai u bë “i burgosur i sfidës së tij”.

Trajneri ka punuar shumë për të ndërtuar imazhin e Topcinjve, por tani, në një kthim pas të kokës, i sheh gjërat ndryshe. Ka patur shumë momente kur historia mund të kishte tjetër rrjedhë, me Real Madrid e Anglinë që kanë bërë disa përpjekje për të siguruar shërbimet e tij.

Wenger madje u përballë edhe me protestat e tifozëve që kërkonin fundin e mbretërimit të tij, por ai u largua vetëm sipas kushteve të tij në fund të sezonit 2017-18.

68-vjecari ka pranuar se duhet të kishte bërë ndonjë eksperiencë të re nga e para kohë më parë, kur i pyetur nga RTL për gabimin e tij më të madh në karrierë u përgjigj: “Ndoshta që qendrova 22 vjet në të njëjtin klub. “Jam një person që më pëlqen të lëviz, por gjithashtu më pëlqen edhe sfida. E unë isha i burgosuri i sfidës simë në atë kohë.”

Wenger e udhëhoqi Arsenal drejt tre titujve të Premier League, me sezonin e jashtëzakonshëm 2003-04, ku skuadra mori emrin "të pathyeshmit" pasi nuk u mund asnjëherë gjatë gjithë kampionatit.

Të këshilluara

Juventus i pandalshëm...edhe Zidane

Lajmi më i rëndësishëm vjen nga Spanja, ku Libertad Digital është i bindur për një rikthim të madh në shtëpinë Juventus: "Zinedine Zidane është gati të bëjë pje...

15:36

Luftëtari “mbyll gojën” para Ventspils

Nuk është se Luftëtari është futur në heshtje shtypi, por askush nga gjirokastritët nuk ka asgjë për të thënë. Bluezinjtë përgatiten pa zhurmë per kthimin e një...

13:36

FOTO/ Kroacia në festë, pret heronjtë e saj

Kupa e Botës nuk mbërriti, por Kroacia në Botëorin e Rusisë ka bërë historinë. Modric e të tjerët e kanë mbyllur turneun në vendin e dytë, të mundur vetëm nga F...

18:45

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI