Flash

VIDEO/ E vërteta e gruas që futi në xhep medaljen e Kupës së Botës

Lapsi.al 17 July 2018
VIDEO/ E vërteta e gruas që futi në xhep medaljen e Kupës

A u vodh në sytë e të gjithë botës një nga medaljet e arta të “Rusi 2018”? Për këtë rast po flitet gjithandej prej 3 ditësh.

Bëhet fjalë për Marion Mayer-Vorfelder, vajza e ish-presidentit të federatës gjermane që qëndronte pas presidentit të FIFA-s, Gianni Infantino dhe presidentit rus, Vladimir Putin.

Ajo u dorëzoi medaljet kroatëve dhe francezëve, por një moment u pa të fuste një medalje në xhep. Gazetat dhe portalet vërshuan me tituj: “A e vodhi një medalje zonja e FIFA-s?”

Pas shumë spekulimeve, FIFA është detyruar që të bëjë një sqarim zyrtar. Sipas FIFA-s, një medalje ishte e tepërt.

Në total shpërndahen 50 medalje për çdo ekip, por ekipit francez i mungonte një anëtar. Medaljen e mbetur ajo e futi në xhep dhe sipas FIFA-s, ajo e dorëzoi atë më vonë. Diçka normale.

https://www.youtube.com/watch?v=DznzVZ81z5M

Të këshilluara

Juventus i pandalshëm...edhe Zidane

Lajmi më i rëndësishëm vjen nga Spanja, ku Libertad Digital është i bindur për një rikthim të madh në shtëpinë Juventus: "Zinedine Zidane është gati të bëjë pje...

15:36

Luftëtari “mbyll gojën” para Ventspils

Nuk është se Luftëtari është futur në heshtje shtypi, por askush nga gjirokastritët nuk ka asgjë për të thënë. Bluezinjtë përgatiten pa zhurmë per kthimin e një...

13:36

ide

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI