Flash

SHBA - Turqisë: Blini armët tona...

Lapsi.al 17 July 2018
SHBA - Turqisë: Blini armët tona...

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se është duke punuar për të bindur Turqinë, aleate në NATO, të blejë sisteme të mbrojtjes raketore nga SHBA-ja dhe jo nga Rusia.

Tina Kaidanow, ndihmës-sekretare e Shtetit për Çështje Politike-Ushtarake, tha se zyrtarët amerikanë po bëjnë përpjekje t'i ofrojnë Turqisë sisteme Patriot.

Turqia ka tejkaluar sistemin Patriot dy herë gjatë procesit të përzgjedhjes, fillimisht duke zgjedhur një sistem kinez, pastaj duke u kthyer kah sistemi S-400 rus.

Drejtuesit e industrisë thanë se Turqia ka vlerësuar se blerja e Patriotëve kërkon më shumë transferime të teknologjisë dhe se Uashingtoni nuk është i gatshëm t'i ofrojë.

Por, ndihmëssekretari i Mbrojtjes, Kevin Fahey, tha se Uashingtoni po bën më shumë përpjekje për të adresuar kërkesat e Turqisë.

"Turqia ka qenë e interesuar në sistemin Patriot, prandaj po punojmë në këtë drejtim", tha ai.

Zyrtarët amerikanë dhe të NATO-s vazhdimisht i kanë thënë Ankarasë se sistemi rus i mbrojtjes raketore nuk mund të integrohet në sistemin ajror të NATO-s.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI