Flash

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur

Lapsi.al 17 July 2018
Manipulimet/ Altin Basha, regjisori i një spektakli të shpifur

Regjisori Altin Basha i është futur një përpjekjeje të dëshpëruar për të justifikuar në sytë e publikut se ai nuk është përdorur si një vegël e Erion Veliajt për punën e Teatrit. Ai dha pak ditë më parë një intervistë për gazetën "Panorama", ku pretendonte se Aleanca për mbrojtjen e teatrit e kishte tradhëtuar, se aktorët nuk dinin çfarë donin dhe se së fundi lëvizja tashmë ishtë bërë pronë e PD-së.

Lexo më tej:

Andi Bushati/Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Por këto argumenta, që i ka shpërndarë të gatshme në të gjitha mediat zyra e propagandës e bashkisë, ka pak gjasë të jenë të besueshme. Jo vetëm për faktin se arsyetimet e Altin Bashës ranë që ditën e parë, kur ndryshe nga sa kishte premtuar Veliaj, shumica socialiste e votoi menjëherë ligjin, pa përfillur as premtimet për konkurs ndërkombëtar, as marrjen e mendimit nga një përfaqësi aktorësh, por edhe për kundërpërgjigjen që Basha ka marrë nga kolegët e tij.

Një nga ish bashkëprotestuesit, kryetari i sindikatës së aktorëve, Alert Çeloaliaj, po në të përditshmen “Panorama”, i ka përgënjeshtruar një e nga një pretendimet e regjisorit të "Portokallisë". Sipas tij, ai nuk është mandatuar nga Aleanca për mbrojtjen e teatrit, as nuk përfaqësonte sindikatën e aktorëve dhe aq më pak atë personalisht, kur vendosi të përqafohet, të pozojë dhe të bërtasë: arritëm marrëveshje me kryebashkiakun. 

"Mendimi im është se z. Basha ka gjithë të drejtën të takohet me kë të dojë dhe ku të dojë për çështjet që e shqetësojnë. Por kjo e drejtë nuk vjen bashkëngjitur me të drejtën për të përdorur emrin tim për të përligjur veprimet që ai ndërmerr. Nuk është e vërtetë se unë, qoftë personalisht, apo si kryetar i SASE, t’i kem kërkuar z. Basha të më përfaqësojë, mua apo SASE, në takimin e dt. 27 qershor. Së pari e pohon kontradikta kur thotë se, po citoj: “në takim do të shkonim unë, Arben Derhemi, Alfred Trebicka dhe Alert Çeloaliaj”, e më pas, po citoj: “ …kur u takuam për të shkuar në bashki, Derhemi më thotë që Çeloaliaj nuk vjen…”. Nëse do të isha pjesë e takimit, përse do të më duhej të përfaqësohesha nga z. Basha?! Nëse mori vesh që nuk do të shkoja, ku dhe kur i kërkova të më përfaqësonte?!".

Pra është e qartë që në vështirësi për të mbrojtur imazhin e vet publik, Basha bën disa fallcifikime të vogla në rrëfimin e historisë. Dhe e gjitha kjo për të përligjur faktin se ai nuk ishte thjeshtë një velinë në teatrin e përgatitur më parë nga Veliaj.

Pyetja sot nuk është a u tradhatua Basha nga Aleanca për mbrojtjen e teatrit, që nuk ia pranoi negocimin, por pse i tradhëtoi ai miqtë e tij protestues ? A e bëri nga padija apo thjeshtë se Veliaj e manipuloi me metodat që di ai?

Një pjesë të këtyre pikëpyetjeve i ka sqaruar vetë Altin Basha që kur ka filluar të përdorë argumente nga ato më bajatet që shpërndan zyra e dezinformimit në bashki. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI