Flash

Luftëtari “mbyll gojën” para Ventspils

Lapsi.al 17 July 2018
Luftëtari “mbyll gojën” para Ventspils

Nuk është se Luftëtari është futur në heshtje shtypi, por askush nga gjirokastritët nuk ka asgjë për të thënë. Bluezinjtë përgatiten pa zhurmë per kthimin e një sfide të vendosur që në Letoni me Ventspils, për raundin e parë të Europa League. Ndoshta gjirokastritet nuk kanë shumë për te thënë në një sfidë të vendosur me 5 gola në një pjesë loje në Letoni, që nuk le asnjë fije shprese për përmbysje rezultati.

E para Europiane e bluezinjve nuk shkoi aspak si e shpresonte tekniku Kostic, që duhet të mendojë tani qartësisht për kampionatin. Skuadra e zbritur në fushë nga tekniku u shpartallua shpejt pa bërë rezistencë. Ndoshta ishte gabim, duke mos njohur mirë lojtarët në organikë, por tashmë eleminimi është vetëm cështje zyrtarizimi. Bregu e të tjerët kërkojnë të bëjnë të paktën figurë të mirë të enjten në Elbasan Arena, por në rradhë të parë do të jetë e vështirë nga ana mentale, me 5 golat qe markuan sfiden e parë të gjirokastritëve.

Sigurisht qe kur drejtuesit e Luftëtarit bënë ndryshimin e kursit, te një skuadre që jo vetëm funksiononte, por edhe zbaviste duke bërë futbollin më të bukur në vend, kishin tjetër ide në mendje...

Të këshilluara

FOTO/ Kroacia në festë, pret heronjtë e saj

Kupa e Botës nuk mbërriti, por Kroacia në Botëorin e Rusisë ka bërë historinë. Modric e të tjerët e kanë mbyllur turneun në vendin e dytë, të mundur vetëm nga F...

18:45

11 DËSHTAKËT E RUSI 2018

David DE GEA (Spanjë) - Një nga portierët më të pritur të kompeticionit u mbyt në gjithë mediokritetin e Spanjës. Që nuk ishte Botërori i tij u kuptua që në god...

15:39

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI