Flash

Alarmante situata me drogën në Spanjë, trafikantët qëllojnë edhe autoritetet

Lapsi.al 17 July 2018
Alarmante situata me drogën në Spanjë, trafikantët

Brigjet jugore të Spanjës janë shndërruar në pikën qëndrore të tregtisë së drogës.

Më therës, fenomeni është në Candiz të Andaluzisë ku popullsia vuan nga kjo lloj tregtie, si dhe në brigjet e qytetit fqinj, La Linea, thotë DW, ku mbërrijnë përditë qindra kilogramë kanabis me gomone nga Maroku. Ka ditë që transportohen edhe disa tonë drogë.

“Krahas tregtisë ndërkombëtare me drogën nga Amerika Latine dhe kanabisin në Marok kemi tani edhe kontrabandën me Gjibraltarin”, shpjegojnë aktivistë vendas, sipas të cilëve, numri i policëve në rajon është i pamjaftueshëm për t’i bërë ballë presionit në rritje ndaj sigurisë. Deri më tani biznesi me drogën zhvillohej në fshehtësi. Por në mars të këtij viti, situata në La Linea u ashpërsua, kur kontrabandistët e hashashit sulmuan forcat e rendit që donte t‘i ndalte të ngarkonin mallin në një automjet Land Rover.

Kur pas një aksioni të policisë një bos maroken i drogës u dërgua në spital, 30 persona të maskuar dhe të armatosur e nxorën atë nga spitali. Në Algeciras dhe La Linea rreth 35% e popullsisë është e papunë. Këtu me mijëra njerëz kanë mjet jetese vetëm tregtinë e drogës dhe kontrabanda, e në dy dekadat e fundit gjendja është përkeqësuar.

Ndërkohë plazhet e mrekullueshme të La Lineas përdoren vetëm nga vendasit, shkruan top channel. Nuk gjen hotele apo apartamente me pamje nga deti, e askush nga vizitorët e plazhit nuk e humbet rrugën nëpër baret e qytetit, ku sheh të droguar në mes të ditës.

Të këshilluara

SHBA - Turqisë: Blini armët tona...

Departamenti amerikan i Drejtësisë tha se është duke punuar për të bindur Turqinë, aleate në NATO, të blejë sisteme të mbrojtjes raketore nga SHBA-ja dhe jo nga...

15:51

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI