Flash

Trump për takimin me Putin: Një fillim i mirë...

Lapsi.al 16 July 2018
Trump për takimin me Putin: Një fillim i mirë...

Donald Trump tha në deklaratën për shtyp të dy liderëve në Helsinki se takimi i tij me homologun rus Vladimir Putin është një “fillim i mirë”. 

Pas dy orësh bisedimesh me dyer të mbyllura, të dy udhëheqësit shkuan në një drekë pune me këshilltarët e tyre të lartë.

Duke folur më herët, Putin tha se ishte koha për të diskutuar “çështje të vështira shumëkombëshe”. Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit u rënduan nga aneksimi i Krimesë nga ana e Moskës në vitin 2014.

Rusia akuzohet gjithashtu për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016, gjë që mohohet fuqimisht nga Putin.

Duke folur përpara takimit të parashikuar të së hënës, Trump tha se shpresonte te një “marrëdhënie e jashtëzakonshme mes dy vendeve” dhe fajësonte administratat e mëparshme për tensionet Rusi-SHBA.

Disa politikanë amerikanë bënë thirrje që samiti të pezullohej pasi 12 agjentë rusë të inteligjencës ushtarake u akuzuan të premte se kishin ndërhyrë në fushatën presidenciale të kandidates Hillary Clinton.

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI