Flash

Trump: Marrëdhëniet SHBA-Rusi ndryshuan 4 orë më parë

Lapsi.al 16 July 2018
Trump: Marrëdhëniet SHBA-Rusi ndryshuan 4 orë më parë

Presidenti Donald Trump tha se Shtetet e Bashkuara dhe Rusia duhet të gjejnë mënyra për të “bashkëpunuar në ndjekje të interesave të përbashkëta”. Ai i bëri komentet gjatë një konference shtypi në Helsinki, pas bisedimeve që pati me Presidentin rus Vladimir Putin.

Presidenti Trump tha se një dialog produktiv mes SHBA dhe Rusisë është i mirë për të dy vendet dhe “është diçka e mirë për botën ”.

Presidenti amerikan tha se ata diskutuan mbi mosmarrëveshjet midis vendeve të tyre “në hollësi.” Ai shtoi se marrëdhëniet midis SHBA dhe Rusisë nuk kanë qenë kurrë më keq po kjo ka ndryshuar rreth katër orë më parë. Presidenti Trump tha se është i sigurt se ai dhe zoti Putin do të takohen përsëri shpesh në të ardhmen.

Nga ana e tij, Presidenti rus tha se marrëdhëniet dypalëshe po kalojnë nëpër një fazë të komplikuar. Si fuqi bërthamore, tha ai, ne mbajmë përgjegjësi për stabilitetin në botë.

Ai tha se “e ashtuquajtura ndërhyrje ruse” në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 u ngrit nga Presidenti Donald Trump gjatë samitit të tyre në Helsinki. Zoti Putin përsëriti se shteti rus nuk ka ndërhyrë kurrë dhe nuk ka ndërmend të ndërhyjë në procesin e brendshëm të zgjedhjeve amerikane. Ai i karakterizoi bisedimet me zotin Trump si “të suksesshme dhe të dobishme”.

Zoti Putin ofroi marrjen në pyetje të 12 personave ndaj të cilëve janë ngritur akuza në SHBA, por i quajti pa kuptim pretendimet për bashkëpunim të fshehtë me fushatën e zotit Trump. /voa

Të këshilluara

ide

Keqkuptimi kryeministror mbi anti-korrupsionin

Fakti që asnjë institucion i administratës sonë publike nuk vuri re se u investuan miliona euro në inceneratorë fantazëm, se AKSHI kontrollohej nga një kriminel ordiner, se drejtorët e Bashkisë së Tiranës ia jepnin tenderat vetes, apo se drejtori i policisë dhe drejtoresha e SHISH punonin për Gysin, tregon se nuk kemi administratë publike dhe shtet

09:35 Blendi Kajsiu

Ana pozitive e ankthit prej të pandehuri të Edi Ramës

Paketa e ndryshimeve drastike në Kodin e Procedurës Penale, ndonëse buron nga halli i kryeministrit për të mbrojtur veten dhe bashkëpuntorët, krijon një mburojë tejet të gjërë për qytetarët, ndaj një drejtësie gjithnjë e më represive

13:23 Andi Bushati

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

91.90

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI