Flash

Takimi me Putinin, Trump sulmon pararadhësit për raportet me Rusinë

Lapsi.al 16 July 2018
Takimi me Putinin, Trump sulmon pararadhësit për raportet me

Donald Trump deklaroi se lidhjet me Rusinë nuk kanë qenë kurrë më të këqija sesa kaq, e fajësoi politikanët amerikanë për këtë situatë përpara nisjes së takimit të tij të shumëdiskutuar me shefin e Kremlinit, Vladimir Putin.

Përmes një mesazhi në Twitter, kreu i Shtëpisë së Bardhë sulmoi atë që e quajti “budallallëkun” e paraardhësve të tij, si dhe hetimin e “sajuar” – sipas tij, – mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016.

Ministria e Jashtme ruse u përgjigj po përmes së njëjtës platformë sociale, me postimin “Ne jemi dakord”.

Në çeljen e samitit të tyre në Helsinki të Finlandës, Trumpi deklaroi se pret një marrëveshje të jashtëzakonshme mes dy vendeve. Marrëdhëniet mes Amerikës dhe Rusisë janë acaruar së tepërmi që prej aneksimit të Krimesë në vitin 2014, e tani pritet me kureshtje të madhe se çfarë do të prodhojnë bisedimet në kryqytetin neutral finlandez.

Samiti vjen pas ngritjes së akuzave ndaj 12 oficerëve të inteligjencës ruse për ndërhyrje në zgjedhjet presidenciale amerikane. Në Shtetet e Bashkuara pati zëra që kërkuan anulimin e këtij takimi, por presidenti nuk ua vuri veshin.

Nga sa sqaroi këshilltari i Sigurisë amerikane, John Bolton, dy udhëheqësit kanë rënë dakord, që për bisedimet të mos ketë një axhendë të paracaktuar.

Një takim pra që nuk ka axhendë, me shumë pak përgatitje dhe, duke pasur parasysh paparashikueshmërinë e Donald Trumpit, askush – thonë analistët, – nuk e parasheh dot me saktësi se çfarë do të ndodhë atje, ndërkohë që udhëheqësi amerikan, veç të tjerash e ka bërë të qartë se nuk dëshiron asnjë regjistrim të bisedës së tij me Putinin.

Të këshilluara

Kriza e emigrantëve, çfarë kërkon Salvini

Në kuadër të samitit ditën e enjte në Insbruk të Austrisë, zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini i është kthyer sërish çështjes së flukseve të migracionit...

11:40

Sulm kamikaz në Pakistan, 21 të vdekur

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz të së martës, që la të paktën 21 njerëz të vdekur në Peshawar, një qytet afër kufirit afgan. N...

15:58

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI