Flash

Nis transferimi rekord, Real duhet të ketë 226 milionë për Hazard

Lapsi.al 16 July 2018
Nis transferimi rekord, Real duhet të ketë 226 milionë për

Ditët në vijim do të jenë të nxehta për Eden Hazard, që pas një Botërori të jashtëzakonshëm është kthyer në objektivin numër 1 të Real Madrid për të zëvendësuar Cristiano Ronaldon. Belgu, ashtu si e ka pohuar vetë, mezi pret të nisë aventurën e re me Merengues, por duhet të bëjë llogaritë me Chelsea, që nuk ka ndërmend të bëjë asnjë ulje. Sipas asaj që raporton Times, Blutë për fabtazistin e tyre kërkojnë 200 milionë stërlina, ose 226 milionë euro.

Lamtumira e CR7 e ka detyruar Florentino Perez të bëjë të paktën një goditje në sulm, edhe për motivin se pas tre vitesh suksesesh rradhazi, në Madrid ka nevojë për një rinovim të fortë. Hazard është i përzgjedhuri për ta hapur një cikël të ri, por belgu me Chelsea ka një kontratë deri në 2020 e Abramovich nuk ka asnjë qëllim të privohet lehtë.

Hazard pas mbylljes së Botërorit në vendin e tretë nuk është fshehur pas fjalëve për të treguar synimet e tij: "Pas 6 viteve të mrekullueshëm tek Chelsea ka ardhur momenti të provoj dicka ndryshe. Ju e dini cila është gjysma ime e preferuar". Riferimi është për Real Madrid, që duhet të bëjë një sforco të rëndësishme, e ndoshta historik. Londinezët, për ta shitur kërkojnë 226 milionë euro: 4 milionë më shumë se klauzola e paguar një vit më parë nga Psg për Neymar. Tërmeti i shkaktuar nga CR7 sic duket do të ketë pasoja të mëdha.

Të këshilluara

11 DËSHTAKËT E RUSI 2018

David DE GEA (Spanjë) - Një nga portierët më të pritur të kompeticionit u mbyt në gjithë mediokritetin e Spanjës. Që nuk ishte Botërori i tij u kuptua që në god...

15:39

11 MË TË MIRËT E RUSI 2018

Thibaut COURTOIS (Belgjikë) - Në Botërorin e gafave, belgu i Chelsea ishte sigurisht portieri me besueshmëri të vazhdueshme. Një pikë force e padiskutueshme në ...

15:04

FOTO/ Natë çmendurie në Paris...

Festë e madhe në Paris pas fërshëllimës së fundit në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018. Skuadra e Deschamps mposht 4-2 Kroacinë dhe populli francez është derdh...

22:46

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI