Flash

Në njërën anë Merkel, në tjetrën Trump/ Der Spiegel zbulon sikletin e Ramës në NATO

Lapsi.al 16 July 2018
Në njërën anë Merkel, në tjetrën Trump/ Der

Situata e tensionuar në samitin e NATO-s, në veçanti obsesioni i Donald Trump për të sulmuar Gjermaninë dhe Angela Merkelin janë raportuar me detaje në një shkrim të Der Spiegel, që publikon informacione dhe citime nga mbledhja e ngushtë e liderëve të NATO-s.

Kryesisht shkrimi i Der Spiegel përqëndrohet tek presioni dhe kërcënimet e Trump ndaj Gjermanisë, që sipas tij nuk kontribuon sa duhet në aleancë, dhe që ndërkohë vazhdon furnizohet me gaz nga Rusia.

Por ndërsa përshkruan fiksimin e Trump për ta kompleksuar Merkelin me kërkesë llogarie dhe duke i vendosur afate për rritjen e shpenzimeve, Der Spiegel zbulon një moment të sikletshëm, ku u gjend kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në samit.

Trump kishte lavdëruar Shqipërinë në fjalimin e tij dhe Rama për të mos mërzitur Merkelin, kishte nxituar te ajo gjatë pushimit.

“Ndërkohë, ishte bërë mesditë, shkruan Der Spiegel, dhe kishte ardhur koha që të flisnin edhe vendet më të vogla të NATO-s. Ata u rreshtuan me Merkel. Gjatë pushimit, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama u ngjit tek Kancalarja Merkel. Vendi i tij ishte i vetmi që ishte veçuar në lëvdatat e Trump, por ai nuk donte të linte përshtypjen se Shqipëria në një mënyrë apo tjetër, ishte bërë nxënësi i dalluar i Trump” shkruan Der Spiegel.

Ky paragraf është pjesë e një shkrimi të gjatë për atë që ndodhi në Samitin e fundit të NATO-s, ku Rama u shfaq si në shoqërinë e Merkel, ashtu dhe duke biseduar një moment me Donald Trump. Të vetmit që nuk arriti t’ia tërheqë vëmëndjen, aq sa u pa në filmime, ishte presidenti i Francës, Emanuel Makron.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

26°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI