Flash

Ftesa e Matuidi në video, tregues për transferimin e Pogba

Lapsi.al 16 July 2018
Ftesa e Matuidi në video, tregues për transferimin e Pogba

Ndonjëherë indikacionet më të rëndësishme të merkatos nisin nga detaje të vogla dhe ftesa publike e Matuidi për Pogba, të rikthehet tek Juventus, është më shumë se aq. Mesfushori i Manchester United nuk e ka fshehur pakënaqësinë në Angli dhe nostalgjinë për Juventus, që jo drejtpërdrejtë, por është interesuar për situatën e lojtarit. E tani, pas festën për Kupën e Botës vjen sinjali për një lëvizje të rëndësishme. Paul Pogba, në videot e publikuara gjatë festës në dhomat e zhveshjes ka marrë ftesën nga Matuidi: "Kthehu tek Juve". Buzëqeshja e mesfushorit, që dy vjet më parë u transferua pikërisht nga torinezët në Old Trafford, lë shumë për të kuptuar, ashtu si zëri i dytë që dëgjohet në video "In for Juve". Efekti Ronaldo sigurisht që përvecse i dha tjetër dimension botës Juventus, është një vlerë e shtuar dhe joshje për të gjithë futbollistët që janë në fokusin e bardhezinjve. Ndoshta është pak, e ndoshta jo, por Pogba mund të jetë goditja e dytë e madhe e dyshes juventine Marotta-Paratici.

https://youtu.be/IZGeZW5r1SM

Të këshilluara

11 DËSHTAKËT E RUSI 2018

David DE GEA (Spanjë) - Një nga portierët më të pritur të kompeticionit u mbyt në gjithë mediokritetin e Spanjës. Që nuk ishte Botërori i tij u kuptua që në god...

15:39

11 MË TË MIRËT E RUSI 2018

Thibaut COURTOIS (Belgjikë) - Në Botërorin e gafave, belgu i Chelsea ishte sigurisht portieri me besueshmëri të vazhdueshme. Një pikë force e padiskutueshme në ...

15:04

FOTO/ Natë çmendurie në Paris...

Festë e madhe në Paris pas fërshëllimës së fundit në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018. Skuadra e Deschamps mposht 4-2 Kroacinë dhe populli francez është derdh...

22:46

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI