Flash

FOTO/ Prishet festa franceze: incidente dhe një i vdekur në Paris

Lapsi.al 16 July 2018
FOTO/ Prishet festa franceze: incidente dhe një i vdekur në Paris

Operacioni i shpërndarjes në Champs Elysées, mes Place de la Concorde e Harkut të Triumfit, ka shkaktuar konflikte dhe incidente mes tifozëve që festonin Kupën e Botës dhe forcave të rendit.

Dhjetëra tifozëve kanë lëshuar objekte kundër vitrinave të dyqaneve, në veçanti Drugstore Publicis, pak metra larg Harkut të Triumfit, ku pak më parë ishin projektuar emrat e lojtarëve heronj të arritjes në Moskë. Agjentët e policisë janë përgjigjur me gaz lotsjellës dhe turma është shpërndarë drejt pjesës së sipërme të bulevardit.

Sipas shtypit francez, disa të rinj, shumica e tyre me maska, kanë thyer dyqanin dhe kanë rrëmbyer shishe vere e shampanje. Pas 15-20 minutash janë larguar nga ndërhyrja e policisë me tymuese dhe gaz lotsjellës.

Incidente, përplasje e gaz lotsjellës ka patur edhe në qendër të Lionit e, dicka më pak, në Rouen e Mentone. Rreth 110 mijë agjentë u mobilizuan nga ministria e brendshme franceze, për të garantuar sigurinë në këtë fundjavë finalje në Francë.

Tragjedi në Annecy

Një person ka humbur jetën gjatë festimeve në Annecy në jugperëndim të Francës, për triumfin e Les Bleus. Sipas "Le Dauphiné Libéré", një burrë 50 vjeçar ka humbur jetën pasi është hedhur në një kanal ku ka thyer zverkun.

Të këshilluara

FOTO/ Natë çmendurie në Paris...

Festë e madhe në Paris pas fërshëllimës së fundit në finalen e Kupës së Botës Rusi 2018. Skuadra e Deschamps mposht 4-2 Kroacinë dhe populli francez është derdh...

22:46

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI