Flash

Edi Manushi largohet nga “Procesi Sportiv” (ka edhe një mesazh për Marina Vjollcën)

Lapsi.al 16 July 2018
Edi Manushi largohet nga “Procesi Sportiv” (ka edhe një mesazh

Gazetari Edi Manushi duket se e ka mbyllur aventurën e tij te “Procesi Sportiv” në “Top Channel”. Moderatori i njohur e ka pohuar publikisht se emisioni i të dielës në mbrëmje me shumë gjasa do të ishte i fundit për të.

Në intervistën e bërë nga bashkëpunëtorja e tij në këtë emision, Fjoralba Ponari, Manushi ka bërë një dedikim të veçantë për Marina Vjollcën, Gëzim Sinematin, Redi Jupin dhe Glenti Nallbanin.

Miq të gazetarit bëjnë me dije se Manushi ka një projekt ambicioz që të drejtojë emisionin “E diell”. Gjithsesi gjithçka do të sqarohet brenda korrikut pasi në gusht do nisin përgatitjet për emisionin e shtatorit.

INTERVISTA

Gjatë këtyre 10 viteve, “Procesi” meriton 9 me hatër, apo 10 me yll?

10 me yll.

Gënjeshtar… A të detyroi “Procesi sportiv” të hiqje dorë nga komentimi i ndehsjeve?

Jo, nuk ka lidhje.

A janë prezantueset femra më të ndjekura se femrat në emisionet sportive?

Po.

A është Marina Vjollca partnerja më e mirë që ke pasur ndonjëherë?

Shumë e mirë dhe gjej rastin të falenderoj tre njerëz: Marinën, Gëzim Sinematin dhe Redi Jupin. Një falënderim shumë i veçantë vjen për një personazh tjetër që në këto 10 vite në flet në vesh (kufje) dhe na orienton: Glenti Nallbani. Këta persona i kam shumë xhan.

Cila është shija që ju lë futbolli shqiptar?

Shije e ngatërruar. Konfuze shumë.

A është e vërtetë që ti lë kokën pas gruas?

Pas familjes, po. Por edhe pas gruas.

Çfarë mendon ajo për mua?

Të ka qejf ajo. Thotë më në fund një vajzë si ato që ka ajo në mendje… (qesh).

Kush ju ngjan më shumë, djali apo vajza?

Vajza. Vajza më ngjan në gjithçka.

Kur do të vijë dita që do të shkëputesh nga “Procesi Sportiv”?

Kam përshtypjen që ky është takimi im i fundit me “Procesin”. Duhet gjak i ri dhe energji të reja. Sporti ka nevojë për të tjera gjëra.

Po kush do të moderojë krah meje?

Ty do të marr me vete… (qesh).

Të këshilluara

FOTO/ Kroacia në festë, pret heronjtë e saj

Kupa e Botës nuk mbërriti, por Kroacia në Botëorin e Rusisë ka bërë historinë. Modric e të tjerët e kanë mbyllur turneun në vendin e dytë, të mundur vetëm nga F...

18:45

11 DËSHTAKËT E RUSI 2018

David DE GEA (Spanjë) - Një nga portierët më të pritur të kompeticionit u mbyt në gjithë mediokritetin e Spanjës. Që nuk ishte Botërori i tij u kuptua që në god...

15:39

11 MË TË MIRËT E RUSI 2018

Thibaut COURTOIS (Belgjikë) - Në Botërorin e gafave, belgu i Chelsea ishte sigurisht portieri me besueshmëri të vazhdueshme. Një pikë force e padiskutueshme në ...

15:04

ide

MOTI TIRANA

21°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI