Flash

Vrasja makabër në Shkodër/ Foshnja në prehërin e nënës së vrarë

Lapsi.al 15 July 2018
Vrasja makabër në Shkodër/ Foshnja në prehërin e

Të parët që kuptuan se në makinën e parkuar në lagjen Naim Gjylbegu në Shkodër ishte një çift të vrarësh ishin kalimtarë të rastit, banorë të zonës aty pranë. Menjëherë u njoftua policia, që gjeti një skenë krimi makabër.

Vrasësit kishin ekzekutuar gjatë natës Burhan Berçamën dhe Silva Ndocin, dy bashkëjetues në një shtëpi me qira, pak metra më tej. Mjeti ku u gjetën dy trupat ishte qëlluar me 25 plumba automatiku. Brenda në makinë qëndronin të vrarë ish polici, 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij, 27 vjeçarja Silva Ndoci.

Ajo që e bënte më të tmerrshme vendin e krimit, ishte foshnja që kishte qëndruar gjithë natën në makinë bashkë me dy prindërit e vdekur. Një pamje e tmerrshme, ajo e fëmijës në prehrin e nënës së vrarë në orët e para të mëngjesit.

Një polic i tregoi se fëmijën e gjetën në kraharorin e nënës. Në sediljen e parë të pasagjerit, i gjakosur. Fillimisht menduan, që plumbat mund ta kishin prekur dhe atë. Por fëmija ishte shëndoshë e mirë.

Djali i çiftit është zgjuar pas ekzekutimit. Ka shkuar në prehërin e nënës, me fytyrë nga ajo dhe ashtu e kanë gjetur policët.

Nuk dihet nëse vrasësit e panë foshnjën që ishte me dy prindërit në makinë. Nuk dihet nëse ia kanë kursyer jetën me ndërgjegje apo nuk e kanë dalluar fëmijën për shkak të errësirës.

Ndoshta ka qenë fat, që nga 25 plumba automatiku, fëmija u gjet shëndoshë e mirë. Në mëngjes foshnja është transportuar për në spital dhe sipas mjekëve gëzon shëndet të plotë.

Ndërkohë motivet e krimit janë ende mister. Silva Ndoci ishte e divorcuar. Pas martesës së parë kishte nisur të bashkëjetonte me Burhan Breçamen, 31 vjeç, polic me detyrë në Fushë-Arrëz.

Kur në polici nisi vetingu, Burhani ishte tërhequr nga detyra. Kishte provuar të kërkonte azil në Francë, por siç duket ishte refuzuar dhe ishte kthyer të bashkëjetonte me 27 vjeçaren. Natën e kaluar mendohet se kishin qenë tek miq dhe të afërm dhe ishin kthyer vonë në shtëpi.

Shkaqet e vrasjes mbeten ende të paqarta. Një nga pistat e hetimit është ajo për për shkak të detyrës që ka mbajtur si polic, por nuk përjashtohen konflikte të tjera.

Pas zbulimit të dy trupave, policia gjeti një mjet që dyshohet se u përdor nga vrasësit e çiftit. Makina në periferi të Shkodrës ishte e djegur dhe brenda saj u gjet një armë, që mendohet se u përdor nga vrasësit për ekzekutimin e çiftit, gjithsesi deri kur të zbulohet arsyeja e krimit, policia duket ende larg emrave të autorëve.©Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI