"Lojtari i Ri më i mirë" në Rusi është francezi Kylian Mbappe. sulmuesi që shkoi në gol edhe në finale dhe në Botëror shënoi katër gola në Rusi 2018 dhe impresionoi me mënyrën e lojës. Mbappe me golin e realizuar barazoi Pele si të vetmit që kanë shënuar në finale pa mbushur 20 vjec.
Harry Kane rrëmbeu "Këpucën e Artë" të Botërorit me 6 gola. Sulmuesi i Anglisë u duk se do të shkonte në shifër edhe më të lartë pas 5 golave të shënuar në dy ndeshjet e para. Megjithatë, 3 gola britaniku i shënoi me 11 metërsh dhe një pa dashje, por që e ndihmuan të mbante pas Lukakun e Mbappe...
"Doreza e artë" e Botërorit është padiskutim e Thibaut Courtois. Portieri i Belgjikës ishte i jashtëzakonshëm në këtë turne, duke qenë diceiziv në cdo moment, e sidomos në cerekfinalen përballë Brazilit me pritje që i lejuan belgëve kualifikimin.
⚽️ #CRO captain @lukamodric10 is the best player of the 2018 @FIFAWorldCup in Russia! ? Congratulations to the #WorldCup Golden Ball winner! #BeProud #Croatia #WorldCupFinal #Vatreni? pic.twitter.com/IR5T2xljrd
— HNS | CFF (@HNS_CFF) July 15, 2018