Flash

Pussy Riot sfidon Putinin, hyjnë në fushë dhe ndërpresin finalen e botërorit

Lapsi.al 15 July 2018
Pussy Riot sfidon Putinin, hyjnë në fushë dhe ndërpresin

Grupi protestues Pussy Riot, e ka marrë përgjegjësinë për pushtimin e fushës në fillim të pjesës së dytë në finale të Kupës së Botës të dielën në Moskë.

Ato kanë sfiduar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, duke e ndërprerë ndeshjen për pak minuta teksa lideri rus po shikonte nga tribunat. Ato shpesh kanë qenë pjesë e protestave kundër Putinit në të kaluarën.

“Momentalisht, kemi pesë anëtare të Pussy Riot në fushë”, shkroi ky grup në Facebook. Më vonë, një anëtare e grupit, Ogla Kurachyova, tha për Reuters se ajo ishte njëra prej katër vajzave që u futen në fushë me vrap. Ajo ka theksuar se është duke u mbajtur në një stacion policor në Moskë.

Ky grup ka thënë se pushtimi i fushës ka qenë protestë me disa kërkesa, përfshirë lirimin e të burgosurve politikë. Mos burgosjen e njerëzve për pëlqime në rrjetet sociale. Të ndalen arrestimet ilegale në tubime politike. Të lejohet gara politike në Rusi. Të mos fabrikohen rastet kriminale dhe të mos arrestohen njerëzit pa arsyeje.

Pussy Riot mori famë  pas një proteste brenda katedrales më të madhe të Moskës më 2012, për të cilën u arrestuan dhe burgosen tri pjesëmarrëse. Që prej atëherë, tri gra që u gjykuan janë ndarë, me dy nga të cilat – Nadezhda Tolokonnikova dhe Maria Alyokhina – që ende shfaqen ndaras duke e përdorur emrin Pussy Riot. Nuk dihet nëse ndonjëra nga to ka qenë e përfshirë në incidentin e sotëm.

Të këshilluara

Kriza e emigrantëve, çfarë kërkon Salvini

Në kuadër të samitit ditën e enjte në Insbruk të Austrisë, zëvendëskryeministri italian Matteo Salvini i është kthyer sërish çështjes së flukseve të migracionit...

11:40

Sulm kamikaz në Pakistan, 21 të vdekur

Talibanët pakistanezë kanë marrë përgjegjësinë për sulmin kamikaz të së martës, që la të paktën 21 njerëz të vdekur në Peshawar, një qytet afër kufirit afgan. N...

15:58

ide

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.22

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI