Flash

Mandzukic e Perisic shënuan, por ishin ata që dënuan Kroacinë

Lapsi.al 15 July 2018
Mandzukic e Perisic shënuan, por ishin ata që dënuan

Një finale fitohet ose humbet, rrugë të mesme nuk ka, por kur luan përballë favoritit kryesor dhe gabimet i bëjnë kampionët më të rëndësishëm të skuadrës, atëherë pak shanse ka që Davidi të mposhtë Golian. E kështu, Kroacia priste shumë nga njerëzit e saj të eksperiencës. Ata ishin, madje edhe shënuan, por në momentet vendimtare gabuan dhe vendosen fatet në Luzhniki, aty ku u këndua Marsejeza.

Mandzukic në minutën e 19 u bë i pari në historinë e finaleve të Botërorit që shënon autogol. Sulmuesi e dërgoi topin pas shpinës së Subasic, në tentativë për të larguar topin, në zhvillimet e një goditje dënimi. E kjo ishte frymëmarrja e parë për një Francë totalisht në pritje, që aftësinë kryesore pati durimin. Autogoli ishte një goditje nga ata që nuk kapërcehen, edhe pse Perisic barazoi, në ethet e një finaleje kurrë më parë të përjetuar nga kroatët.

Por edhe atëherë, me barazimin e arritur e me Francën në vështirësi tradhëtari është kroat. Perisic, preku topin me dorë brenda zonës, në goditjen me kokë të Matuidi. Pas kontrollit me VAR, Pitana akordoi 11 metërsh dhe Griezmann nga pika e bardhë nuk mund të gabonte, duke i dhënë një tjetër avantazh Francës.

Pak rëndësi ka më pas goli i Mandzukic, që shërbeu vetëm për të ngushtuar diferencat e pamerituara për atë që skuadra e Dalic tregoi në fushën e lojës. 4-2 ishte kurorëzimi i Francës me titullin Botëror, i dyti në histori, por Kroacia në finale mundi veten në momentet më të rëndësishme...ato që i dhanë Francës trofeun.

Të këshilluara

FOTO/ Ronaldo mbërrin në Torino...

Cristiano Ronado kërkon të marrë protagonizëm edhe në finalen e Botërorit. Nuk luan në Luzhniki, por zbret në Torino pikërisht ditën e finales, duke tërhequr vë...

18:06

Video/ Var penalizon Kroacinë...

Kroatët i bëjnë përsëri keq vetes, këtë herë është Perisic, autori i golit të barazimit, që prek topin me dorë brenda zonës. Pas kontrollit me VAR, Pitana akord...

17:41

Video/ Perisic spektakolar barazon finalen

Perisic barazon rezultatin në minutën e 29 me një goditje të fortë në zonë. Kroacia kurorëzon përpjekjet e saj, duke vendosur ekuilibrin në një ndeshje, që u du...

17:31

"Finalja e ëndërrave" nis në Luzhniki

Nis beteja finale në Luzhniki Stadium për trofeun e Kupës së Botës. Franca e Kroacia kërkojnë triumfin në një kampionat Botëror ku kanë dhënë gjithcka: Les Bleu...

17:05

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI