Flash

Grimca pikante/ Mos i humbni sekretet e kampionëve të rinj të botës

Lapsi.al 15 July 2018
Grimca pikante/ Mos i humbni sekretet e kampionëve të rinj të

2

Franca fitoi sot kupën e dytë të botës të historisë së saj, 20 vjet pas fitores me Brazilin 3-0 dhe 12 vjetë pas finales së kumbur kundër Italisë (1-1, 3-5 t.a.b.), në 2006.

 

4

France fitoi gjithashtu turneun e katërt të madh pas Euro 1984, Botërorit 1998, Euro 2000. vetëm  Gjermania (7) dhe Itali (5)

rreshtohen më mirë mes ekipeve europiane.

 4

Franca është ekipi i parë që shënon 4 gola në një finale botërori pas Brazilit 1970 (4-1 kundër Italisë).

 

2

Franca është i vetmi elip që ka përfituar dy autogola në favor të saj përgjatë një botërori të vetëm. Madje i ka ndodhur dy herë edhe në 2014 (Yobo et Valladares) edhe 2018 (Behich et Mandzukic).

 

3

Kapiteni i Bluve në 1998, Didier Deschamps u bë i treti njeri në botë që e ka fituar kupën edhe si lojtar edhe si trajner pas

Mario Zagallo (Brazil) dhe Franz Beckenbauer (Gjermani).

 

1

Paul Pogba është i pari lojtar që ka shënuar gola në tre kompeticione të mëdha me radhë (botëror=europian) pas Thierry Henry (5).

 

55

Pogba është gjithashtu futbollisti që ka prekur më shumë topa gjatë finales (55) në stadiumin Louzhniki.

 

4/7

Blutë kanë gjuajturt 7 herë në portë dhe kanë shënuar katër herë.

 

2

Kylian Mbappé 19 vjeç e gjashtë muaj është lojtari më i ri në botë pas mbretit Pele që shënon në një finale botërori. Pelé, në 1958 (17, e 8 muaj).

 

49,6%

Francezët fituan më pak se gjysmën e dueleve këtë të dielë. Por ata ishin shumë më efikasë pjesën e dytë (58,5%) ndërsa në të parën vetëm (40,3%).

 

10

Antoine Griezmann është sulmuesi që vjen i katërti mes francezëve për golat e shënuar në turnetë e mëdhenj. (botëror + Euro). Me dhjetë gola ai barazon Zinédine Zidane. Vetëm Platini (14), Fontaine (13) dhe Henry (12) i'a kalojnë Colchonero-s.

 

1

Ivan Perisic është i pari që shënon edhe në gjysëm finale edhe në finale që pas Zinédine Zidane në 2006.

 

34,2%

Finalja e Kupës së Botës konfirmoi një tendencë: të dominosh nuk do të thotë të fitosh. "Les Bleus" e poseduan topin 34,2% e kohës nga 65,8% që e mbajtën kroatët.

Le monde/ Pergatiti Lapsi.al

Të këshilluara

FOTO/ Ronaldo mbërrin në Torino...

Cristiano Ronado kërkon të marrë protagonizëm edhe në finalen e Botërorit. Nuk luan në Luzhniki, por zbret në Torino pikërisht ditën e finales, duke tërhequr vë...

18:06

Video/ Var penalizon Kroacinë...

Kroatët i bëjnë përsëri keq vetes, këtë herë është Perisic, autori i golit të barazimit, që prek topin me dorë brenda zonës. Pas kontrollit me VAR, Pitana akord...

17:41

Video/ Perisic spektakolar barazon finalen

Perisic barazon rezultatin në minutën e 29 me një goditje të fortë në zonë. Kroacia kurorëzon përpjekjet e saj, duke vendosur ekuilibrin në një ndeshje, që u du...

17:31

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI