Flash

Gary Lineker: "N'Golo Kanté është lojtari i këtij Botërori"

Lapsi.al 15 July 2018
Gary Lineker: "N'Golo Kanté është lojtari i

Sytë e shumë dashamirësve të futbollit do të jenë sërish të përqendruar tek ai sot në finalen e Kupës së Botës, Francë-Kroaci. I pandalshëm me ekipin francez, N'Golo Kanté është "lojtari i këtij Botërori" sipas Gary Lineker. Ish-lojtari britanik, tani konsulent për BBC, vlerësoi lojtarin francez në një intervistë për të përditshmen L'Equipe.

"Me Kante, Franca luan me 12 lojtarë, vetëm ai vlen sa për dy mesfushorë. Ai është kudo. Unë jam tifoz i tij. Në rolin e tij Kante është lojtari i më i mirë që kam parë ndonjëherë. Ka një lexim të pabesueshëm të lojës. Arrin të kapë topa të pamundur. Vrapon kudo, është i shpejtë, është një vjedhës i vërtetë i topave", tha Lineker.

Gary Lineker shtoi: "Mënyra se si ua merr topin lojtarëve kundërshtarë, pa u vënë re, është e pabesueshme". Kundër Kroacisë, N'Golo Kanté do të jetë sërish titullar dhe nuk do të ketë pak për të bërë kundër mesfushës kundërshtare të përbërë nga ylli i Real Madrid Luka Modriç me shokë.

Të këshilluara

Video/ Hazard mbyll llogaritë me Anglinë

Hazard shënon golin e dytë përballë Anglisë, duke i siguruar Belgjikës vendin e tretë të podiumit Botëror. Numri 10 kurorëzon kështu një turne të luajtur në niv...

17:47

Video/ Meunier kalon Belgjikën në avantazh

Belgjika shënon golin e parë pas vetëm 4 minutash lojë. Meunier ndjek mirë një aksion të shpejtë të Djajve të Kuq dhe në krosimin e Chadli mposht Pickford nga f...

16:09

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI