Keqardhje kroate në fund të finales së humbur 4-2 ndaj Francës në Rusi 2018. "Komplimenta francezëve për trofeun e fituar - është shprehur emocionalisht tekniku Zlatko Dalic -. Ne jemi të trishtuar dhe krenar njëkohësisht, por mendoj se kemi luajtur një ndeshje të mirë. Pas penalltisë gjithcka ishte më e vështirë".
Përtej hidhërimit të finales, Kroacisë i mbetet ndjesia se ka bërë dicka shumë të rëndësishme në Rusi. "Duhet të jemi të lumtur me atë cfarë bëmë në Botëror - shtoi tekniku -. Arritëm suksesin më të madh në historinë e futbollit kroat. Mbetet keqardhja që nuk e fituam por ky është futbolli".