Flash

Argjentina, largohet Sampaoli: Ëndrra është Pep Guardiola

Lapsi.al 15 July 2018
Argjentina, largohet Sampaoli: Ëndrra është Pep Guardiola

Mungon vetëm zyrtarizimi, por aventura e Jorge Sampaolit me Argjentinën ka përfunduar pas dështimit në Botëror. Sipas mediave vendëse Federata Argjentinase e Futbollit ka vendosur për zgjidhjen e kontratës e cila ishte vlefshme deri në Botërorin 2022, pas akordit të arritur me avokatët e tij. Sampaoli do të marrë 2 milionë dollarë bonus (krahasuar me 8.6 milionë nëse do të shkarkohej përpara Kupës së Amerikës 2019).

Sipas 'Clarin', divorci mes Sampaolit dhe Argjentinës pritet të shpallet në fillim të javës tjetër. Sampaoli - shkruan gazeta argjentinase - e ka kuptuar se nuk kishte më hapësira për të , me drejtuesit e AFA-s të përfaqësuar nga Claudio Tapia dhe Daniel Angelici, të cilët i kishin kthyer shpinën. Sampaoli, që konsiderohet fajtori kryesor i dështimit të Argjentinës në Kampionatin Botëror për zgjedhjet e tij të formacionit dhe përjashtimet e shkëlqyera, i kishte "shpëtuar" shkarkimit pas humbjes kundër Francës dhe eliminimit në 1/8 për arsye ekonomike, me Federatën që duhej të paguante të gjithë klauzolën e largimi të parakohshëm. Tani pas zgjidhjes së këtij ngërçi, Argjentina është e gati të ringrihet. Ëndrra e AFA-s quhet Pep Guardiola.

Të këshilluara

Video/ Hazard mbyll llogaritë me Anglinë

Hazard shënon golin e dytë përballë Anglisë, duke i siguruar Belgjikës vendin e tretë të podiumit Botëror. Numri 10 kurorëzon kështu një turne të luajtur në niv...

17:47

Video/ Meunier kalon Belgjikën në avantazh

Belgjika shënon golin e parë pas vetëm 4 minutash lojë. Meunier ndjek mirë një aksion të shpejtë të Djajve të Kuq dhe në krosimin e Chadli mposht Pickford nga f...

16:09

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI