Flash

Video/ Belgjika e treta, Kane Këpuca e Artë janë ngushëllimet e ndeshjes në St Petersburg

Lapsi.al 14 July 2018
Video/ Belgjika e treta, Kane Këpuca e Artë janë

Belgjika është e treta në botë ndërsa Harry Kane pothuaj siguron Këpucën e Artë të Botërorit që mund të ngushëllojë dy skuadrat që u përballën në stadiumin e Shën Petersburgut për vendin e tretë e të katërt. Shumë e fortë Belgjika për Anglinë, ashtu si edhe në ndeshjen e fundit të Grupeve dhe fitorja edhe një herë anoi nga Djajtë e Kuq të udhëhequr nga "Rreziku" Hazard, që kuptimin e emrit të tij ia transmetoi sistematikisht gjithë prapavijës britanike.

Southagte nuk hoqi dorë nga 3-5-2 i tij e përpara i dha mundësinë Kane të përmirësonte shifrat e 6 golave në këtë Botëror, e të ruahej gjithashtu nga prezenca e Lukakut që e ndiqte me 4. Por të dy sulmuesit dështuan të linin gjurmë në këtë sfidë, duke humbur mundësi jo si noramlisht, sidomos Lukaku, që nuk i lë mundësi tjetër Martinezit të ethshëm për CV ta zëvendësonte. Në hije Kane, që nuk shënon me aksion që nga ndeshja e parë e Botërorit, pa llogaritur golin pa dashje kundër Panamasë.

Mesfusha e rimodeluar e Tre Luanëve, mori tjetër ritëm me hyrjen e Lingard, por megjithatë u ndesh pareshtur me mbrojtjen e kujdesshme belge, që pasi rezistoi ofesnivës së Dier, Rashford e Maguire, të vetmit që tentuan kuadratin e Courtois, ndëshkuan me Hazard të jashtëzakonshëm.

Playmakeri i Belgjikës bëri një tjetër ndeshje monumentale, jo për golin e shënuar, i katërti në Rusi, por për intesitet, driblime, tentative, vizion e karakter që i tregoi në fushë për Belgjikën dhe futi në drojë Anglinë dhe një Pickford, që ka meritën por është edhe fajtor se i prishi Botërorit aksionin më spektakolar të tij, duke neutralizuar goditjen e Meunier.

Anglia fitoi një skuadër, ndoshta edhe pak më tepër vetëbesim se kishte para turneut, por që të përsëritet 1966 duhen kampionë, nga ata që bëjnë diferencën në cdo ndeshje e jo vetëm kundër Panamasë...

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/em/emXq.mp4

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/6k/6KPV.mp4

Të këshilluara

Video/ Hazard mbyll llogaritë me Anglinë

Hazard shënon golin e dytë përballë Anglisë, duke i siguruar Belgjikës vendin e tretë të podiumit Botëror. Numri 10 kurorëzon kështu një turne të luajtur në niv...

17:47

Video/ Meunier kalon Belgjikën në avantazh

Belgjika shënon golin e parë pas vetëm 4 minutash lojë. Meunier ndjek mirë një aksion të shpejtë të Djajve të Kuq dhe në krosimin e Chadli mposht Pickford nga f...

16:09

Juventus, Ronaldo e ka me nxitim prezantimin

Cristiano Ronaldo vrapon edhe jashtë fushës. Sulmuesi i ri i Juventus, që pritet të ishte në Torino të hënën për vizitat mjekësore, firmën në kontratë dhe preza...

09:51

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI