Flash

Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Lapsi.al 14 July 2018
Sa i kushtuan aktorët e blerë Lali Erit?

Kam folur me shumë miq të mij që janë ndjerë të shkurajuar, ditët e fundit, teksa shihnin si shiteshin njëri pas tjetrit  disa nga korifejtë e skenës sonë të teatrit.

Kam parë me qindra statuse në Facebook, që i tallnin, i shanin, i përbuznin, i përqeshnin, ata që nga protestues radikalë u shndërruan në batakçinj me bisht në shalë.

Kam dëgjuar pafund qytetarë të thonë shprehjen e zakonshme se ky vend nuk mund të bëhet kurrë, pasi këtu edhe morali edhe pasioni edhe bindjet edhe krenaria janë disa zëra më shumë në listën e mallrave që shiten dhe blehen në treg.

Lexo më tej:

Thellohet afera/ Si e zhduku Rama Teatrin Kombëtar nga Ansambli Monumental;

Por, sado dëshpëruese, e përshtirë, për të ngjallur krupën, të duket strategjia e lali Erit për të joshur me para, projekte, punësime, qofte apo birra, ata që realizmi socialist na kishte bërë t’i shikonim si përçuesit e zërit të Partisë tek masat, ky nuk është detyrimisht një lajm i trishtuar.

Patjetër që pasojat e tij nuk do të jenë të vogla.

Kauza e mbrojtjes së Teatrit Kombëtar mori një të krisur të madhe, protesta nuk pati peshën që mendonin organizatorët e saj, në opinion u krijua dyzimi se kjo aferë milionash nuk qenka ndonjë skandal i madh, por përkundrazi, pjesë e një debati estetik për një teatër të vjetër apo të ri.

Si pasojë e kësaj, ndoshta këtë verë (ashtu siç ndodhi me stadiumin kur Tirana ishte derdhur drejt plazhit), godinës së vjetër italiane do t’i vihet dinamiti.

Por, pavarësisht se të gjithë nostalgjikëve dhe mbrojtësve të trashigimisë do tu hapet një plagë ne zemër, kjo histori nuk mund të shihet si një shenjë e qartë e vdekjes së nervit të protestës.

Sharlatanizmi i 10 apo 15 burrave që pranuan të njollosin me një lehtësi të padurueshme imazhin e tyre publik, nuk do të thotë se në këtë vend nuk ka shpresë. As se Lali Eri Doli i fituar.

Dhe për të mbështetur këtë tezë na shërben një histori e kohëve së fundit.

Nuk ka diskutim se në këtë vend të gjithë njerëzit që kaplohen nga deliri i pushtetit, pas krimit të parë që kryejnë, mendojnë se si të heshtin zërat kundër dhe revoltën e qytatarëve. Këtë bëri edhe Berisha në 21 janar. Për të mos u sfiduar më nga qytetarët poshtë zyrës së tij, ai urdhëroi të kryhehin vrasje. Kush e mban mend, që nga ajo ditë, ai qeverisi pa mitingje dhe pa revolta. Askush nuk guxoi më të dilte në bulevard. Dhe kjo fillimisht u duk si një fitore e përkohshme.

Edhe atëherë dëgjoheshin shumë zërat për një shoqëri të ndrojtur, pa fibër rrevolte dhe të friksuar deri në palcë që përshtatej me çdo lloj padrejtësie që i impononin.

Por, nuk kaluan as diçka më shumë sesa dy vite e gjysëm dhe shqiptarët u bënë 1 milionë bashkë për t’a hequr qafe vrasësin e bulevardit.

Natyrisht deri tani, socialistët nuk kanë dhënë dhembuj se përdorin kallashnivovin, në vend të tij ata fusin në punë paranë. Ata nuk të përdhunojnë, ata të korruptojnë. Ata nuk të godasin, ata të joshin.

Gjithnjë me të njëjtin qëllim: që të vjedhin për vete sa më rehat.

Këtë bënë edhe këtë herë për të shkatërruar protestën e teatrit. Edi Rama urdhëroi mashën e tij në bashki dhe deri diku ia arriti qëllimit.

Por sado i rëndë që të jetë, çfarëdo kostoje që të ketë, çmimi i kësaj taktike, rezultati që polli, nuk mund të shihet vetëm me syze të errëta. Ai nuk mund të jetë vetëm pasqyra e njerëzve pa dinjitet që shndërrohen në karagjozë në sy të publikut.

Sepse përpos kësaj, kjo ngjarje e trishtë nxori në dritë të diellit edhe një të vërtetë të madhe: se çfarë korruptuesi i rëndomtë është Lali Eri. Prandaj ashtu si njerëzit i mbajtën mend Berishës plumbat e 21 janarit, ata nuk do I’a harrojnë as atij, paratë e shpezuara për të shuar protestën e mbrojtjes së teatrit. Ai tashmë e ka marrë vulën e dallaverexhiut. Dhe dikur do t'a paguaj çmimin e saj. 

©Lapsi.al

Të këshilluara

Pse Europa po mbizotëron Kupën e Botës?

Për trajnerin dhe ish-futbollistin uruguajan Oskar Tabarez, kjo nuk mund që quhet as edhe një histori. “Mos më pyet për diçka që është e vetëkuptueshme. Unë men...

23:01

Erdogani, sulltani i parë i Turqisë moderne

Pasi presidenti Erdogan të bëjë betimin në Ankara, Turqia kalon nga sistemi parlamentar në sistemin presidencial. Të dielën me dekret ai liroi nga detyra më shu...

16:00

Modeli Majko dhe modeli i Rilindjes

Dita e djeshme konturoi dy modele brenda së njëjtës mazhorancë në raport me Edi Ramën, i cili e demostroi qetësisht absolutizmin e vet! Nga njëra anë, i vetm...

17:02

Çfarë ndryshon pas shembjes së teatrit?

Kjo e enjte është një ditë që do të hyjë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. Jo për faktin se 75 deputetë, sejmenë të Edi Ramës, ngritën kartonat për të shka...

00:15

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

30°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

430 mijë dollarë për lobim, Erion Veliaj kërkon aleatë në Washington

Dokumentet e fundit të publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, tregojnë se fushata e lobimit për llogari të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, u fokusua te komunikimet me institucionet amerikane lidhur me financimet për SPAK, si dhe te kontaktet me përfaqësues të Kongresit dhe organizata joqeveritare.

12:22

Me sytë katër

PAPARAZZI