Flash

Ronaldo-mania pushton botën, jo vetëm juventine

Lapsi.al 14 July 2018
Ronaldo-mania pushton botën, jo vetëm juventine

Cristiano Ronaldo ka qenë protagonist i transferimit të shekullit, me kalimin nga Real Madrid te Juventus për më shumë se 100 milionë euro. Një operacion që, duke marrë parasysh statusin e futbollistit më popullor në planet dhe pesë herë fitues i Topit të Artë, i ka sjellë një rritje të konsiderueshme të pagës në kontratën e firmosur me Juven.

Sa është paga e Ronaldos?

Cristiano Ronaldo ka firmosur një kontratë deri në vitin 2022 prej 31 milionë euro në vit. Kjo shifër e bën atë lojtarin e tretë më të paguar në botë, pas Neymar me 36 milionë dhe Messit me 46.

Cilët janë sponsorët e CR7?

Marrëveshja më e rëndësishme e sponsorizimit është me Nike. Cristiano Ronaldo është sportisti i tretë që ka nënshkruar një kontratë "përjetë" (prej rreth 24 milionë në vit) me markën amerikane, pas kampionëve të NBA Michael Jordan dhe LeBron James. Ndër markat e tjera që kanë zgjedhur CR& janë EA Sports, Clear Shampoo, HerbaLife, PokerStars, Samsung, TAG Heuer dhe Toyota.

Cristiano Ronaldo Real Madrid

Cilat janë kompanitë e Cristiano Ronaldos?

Cristiano Ronaldo ka krijuar markën e tij të veshjeve me akronimin CR7. E krijuar fillimisht si një linjë të brendshmesh, gradualisht u zgjerua gama e produkteve, nga këpucët e deri te parfume. Kohët e fundit, Cristiano Ronaldo ka investuar në një zinxhir hotelesh ekstra-luksoze, Pestana CR7: për momentin ka vetëm dy struktura (një në Funchal dhe një në Lisbonë), por të tjerat janë planifikuar në Madrid dhe Nju Jork. Ai gjithashtu zotëron një seri palestrash, të dalluara nga marka CR7 Fitness.

Cristiano Ronaldo Real Madrid

Sa ndjekës ka CR7 në rrjetet sociale?

Cristiano Ronaldo është sportisti më popullor në rrjetet sociale. Pas emrit të tij është një perandori me rreth330 milionë ndjekësish të ndarë: 134 milionë në Instagram, 122 milionë në Facebook dhe 74 milion në Tëitter. Numra prej superstari absolut, i nivelit planetar.

Sa është pasuria neto e Cristiano Ronaldos?

Askush nuk mund të konfirmojë me siguri shifrën e saktë, por vlerësohet se kapitali është midis 230 dhe 290 milionë euro. Sipas Forbes, Cristiano Ronaldo ka fituar më shumë se çdo sportist tjetër në 2017: 93 milionë dollarë, më shumë se LeBron James (86) dhe Leo Messi (80).

Të këshilluara

Video/ Hazard mbyll llogaritë me Anglinë

Hazard shënon golin e dytë përballë Anglisë, duke i siguruar Belgjikës vendin e tretë të podiumit Botëror. Numri 10 kurorëzon kështu një turne të luajtur në niv...

17:47

Video/ Meunier kalon Belgjikën në avantazh

Belgjika shënon golin e parë pas vetëm 4 minutash lojë. Meunier ndjek mirë një aksion të shpejtë të Djajve të Kuq dhe në krosimin e Chadli mposht Pickford nga f...

16:09

Juventus, Ronaldo e ka me nxitim prezantimin

Cristiano Ronaldo vrapon edhe jashtë fushës. Sulmuesi i ri i Juventus, që pritet të ishte në Torino të hënën për vizitat mjekësore, firmën në kontratë dhe preza...

09:51

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI