Flash

Raiola në lëvizje, Pogba i ofrohet Barcelonës

Lapsi.al 14 July 2018
Raiola në lëvizje, Pogba i ofrohet Barcelonës

Lëvizje e pamenduar nga askush, e padëshiruar në Old Trafford, por që bën të shpresojnë katalanasit. Mino Raiola, menaxheri i Paul Pogba ka shtangur Manchester United, duke i ofruar mesfushorin francez kampionëve të Spanjës, Barcelonës.

Sipas Mundo Deportivo, gjërat kanë avancuar me shpejtësi dhe kur menaxheri italian nis të tilla inisiativa, fundi është gjithnjë i ditur.

Mesfushori po përjeton një Botëror në nivele të larta duke e ndihmuar Francën të arrijë në finalen e Kupës së Botës dhe ky fakt e ka favorizuar shumë Mino Raiola, të përcjellë tek spanjollët dëshirën e 25-vjecarit për tu larguar nga United drejt Barcelonës.

Pogba nuk është aspak i lumtur në Old Trafford me Jose Mourinho dhe Raiola i ka shprehur Barcelonës se ai është i interesuar të bëjë lëvizjen drejt Camp Nou.

Të këshilluara

Juventus, Ronaldo e ka me nxitim prezantimin

Cristiano Ronaldo vrapon edhe jashtë fushës. Sulmuesi i ri i Juventus, që pritet të ishte në Torino të hënën për vizitat mjekësore, firmën në kontratë dhe preza...

09:51

Fundi "zyrtar" i Antonio Contes tek Chelsea

Divorci mes Chelsea dhe Antonio Conte ishte i ditur, madje që të enjten klubi i kishte komunikuar trajnerit dhe stafit të tij përfundimin e marrëdhënies së punë...

14:50

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI