Flash

Pas prezantimit, Sarri dizenjon londinezët me juventinë

Lapsi.al 14 July 2018
Pas prezantimit, Sarri dizenjon londinezët me juventinë

Pas zyrtarizimit Chelsea i Sarrit ka nisur të marrë formë. Por për ta "çliruar" nga De Laurentis, ish-trajnerit të Të Kaltërve dhe klubit anglez i'u është dashur të firmosin një klauzolë "pro-Napoli" për sa i takon merkatos. Përveç Jorginho, Blutë janë impenjuar të mos "grabisin" të mëdhenjtë e Napolit, duke përfshirë në marrëveshje disa penalitete nëse ndodh e kundërta. Një lëvizje e rëndësishme e ADL për të blindur mbi të gjitha Callejon, Hysaj dhe Koulibaly.

Pra në Angli, Sarri nuk mund të tërheqë me vete njerëzit e tij më të besuar gjatë aventurës tek Napoli. Ndryshe nga sa bëri kur u largua nga Empoli, te Chelsea trajnerit do t'i duhet të rindërtojë gjithçka nga e para. Me siguri do të mbështetet te Jorginho, të cilt do t'i besojë çelësat e mesfushës. Për sa i takon pjesës tjetër, do të riniset nga zero, me një sy në merkato. Edhe pse marrëveshja me De Laurentis nuk e lejon të marrë lojtarë nga Napoli i Ancelottit, asgjë nuk i pengon Blutë e Londrës të hedhin sytë te skuadrat e tjera italiane. Mbi të gjita Juventusi.

Në fakt nuk është mister që Chelsea prej kohësh ka ndjekur Higuain dhe Rugani për të përforcuar sulmin dhe repartin e tërhequr. Për t'i krijuar hapësira Pipitas, klubi anglez mendon të shesë Moratan. Qendërmbrojtësi bardhezi mund të marrë vendin e lënë bosh nga nisja e mundshme e David Luiz. Për momentin oferta e Chelsea për dy juventinët është ndalur në 100 milionë euro (60 për Higuain, 40 për Ruganin), por shifra duket se nuk është e mjaftueshme. Kështu në aksin Londër-Torino po vazhdohen tratativat për të gjetur akordin. Pas mbërritjes zyrtare të Sarrit, për Chelsea nis koha e merkatos së vërtetë.

Të këshilluara

Juventus, Ronaldo e ka me nxitim prezantimin

Cristiano Ronaldo vrapon edhe jashtë fushës. Sulmuesi i ri i Juventus, që pritet të ishte në Torino të hënën për vizitat mjekësore, firmën në kontratë dhe preza...

09:51

Fundi "zyrtar" i Antonio Contes tek Chelsea

Divorci mes Chelsea dhe Antonio Conte ishte i ditur, madje që të enjten klubi i kishte komunikuar trajnerit dhe stafit të tij përfundimin e marrëdhënies së punë...

14:50

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI