Flash

Në vetting gyqtari që i "vodhi" Ramës 10 votat e Tiranës

Lapsi.al 13 July 2018
Në vetting gyqtari që i "vodhi" Ramës 10 votat e

Pak kush e man mend  Tom Ndrecën si anëtar në Gjykatën e Lartë apo si pjestar 20 vjeçar i Gjykatës së Apelit të Tiranës. Ai është rrënjosur në mendjet e publikut si anëtar i Kolegjit Zgjedhor në 2011 kur i dha Lulzim Bashës mandatin e Bashkisë së Tiranës, pas një procesi që u bë copë edhe nga OSBE ODHIR-i.

Pikërisht ky gjyqtar që për këtë shërbim u emërua dy vite më pas, në prill 2013 në Gjykatën e Lartë do të dalë sot para vettingut i cili përfaqësohet në këtë proces nga Brunilda Bekteshi, Roland Ilia dhe Firdes Shuli. Sipas një raportimi të BIRN, përpos karierës Ndrecës nuk i kanë shkuar punët keq edhe me shtimin e pasurisë. Të dhënat e analizuara nga BIRN tregojnë se Ndreca zotëronte një pasuri familjare me vlerë 5.7 milionë lekë në vitin 2003. Referuar deklarimit të tij të parë, ai zotëronte dy apartamente banimi në Tiranë si dhe një automjet.

Në fund të vitit 2017, pasuria e  tij rezulton e rritur me 4 herë duke kapur vlerën e rreth 22.8 milionë lekëve.

Pasuritë e paluajtshme zënë pjesën kryesore të pasurisë familjare të gjyqtarit Ndreca me një vlerë totale prej 15.4 milionë lekësh. Nga dy apartamente që deklaronte në vitin 2003, në fund të vitit 2017 ai zotëron familjarisht 4 apartamente të blera kryesisht me kursime.

Ai zotëron gjithashtu 6.9 milionë lekë llogari bankare, 300 mijë lekë kursime në cash dhe një automjet me vlerë 200 mijë lekë. Të ardhurat familjare të zotit Ndreca për të gjithë periudhën deklaruese përbëhen nga paga e tij dhe ajo e familjarëve. Në fund të vitit 2017, të ardhurat kapin vlerën e 39.1 milionë lekëve në total.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’ që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 14 vite të deklarimit nga ana e subjektit, nga të cilat njëra rezulton me probleme me një shumë të pambuluar prej 250 mijë lekësh.

BIRN ka evidentuar gjithashtu si “flamur të kuq” huatë me vlerë 900 mijë lekë që subjekti deklaron se ka marrë nga vëllezërit dhe motrat emigrantë për plotësimin e parave në blerjen e një apartamenti që në vitin 2003. Përgjatë 15 viteve, gjyqtari ka shlyer vetëm 400 mijë lekë nga huatë e marra.

Të këshilluara

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet ptotesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI