Flash

Ironia e Griezmann: "Luan tek Chelsea jo tek Barcelona"

Lapsi.al 13 July 2018
Ironia e Griezmann: "Luan tek Chelsea jo tek Barcelona"

Tepër i zhgënjyer dhe i trishtuar pas humbjes së të tijve në gjysmëfinale të Kupës së Botës me Francën 1-0, Thibaut Courtois, portieri i Belgjikës, nuk është rezervuar në deklaratat pas ndeshjes. “Ishte një ndeshje shumë stresuese. Franca nuk ka luajtur fare. Ata vetëm u mbrojtën me 11 lojtarë të tërhequr mbrapa. Ata luajtën kundërsulmin me Mbappé dhe Griezmann që janë shumë të shpejtë. Është e drejta e tyre dhe ata e dinin se duke luajtur të tërhequr, do të kishim probleme”, ka thënë Courtois pas ndeshjes.

“Ai kujton se luan tek Barca”

Ndërkohë ka ardhur edhe reagimi i sulmuesit të Francës, Antoine Griezmann. As ky i fundit nuk i ka zgjedhur fjalët duke i kujtuar portierit belg se e ka memorien të shkurtër. “Ai ka luajtur tek Atletico Madrid, Chelsea dhe kujton se luan tek Barcelona. Ne nuk na intereson fare mënyra se si fituam, ne duam vetëm të fitojmë. Nuk më intereson. Nëse marr yllin, nuk më intereson mënyra se si luajmë”, u shpreh lojtari i lindur në Macon.

Të këshilluara

Fundi "zyrtar" i Antonio Contes tek Chelsea

Divorci mes Chelsea dhe Antonio Conte ishte i ditur, madje që të enjten klubi i kishte komunikuar trajnerit dhe stafit të tij përfundimin e marrëdhënies së punë...

14:50

Mbappé: "Ndeshja e jetës"

Edhe pse është mjaft i ri, Kylian Mbappé e di se mundësia për të luajtur një finale të Kupës së Botës mund të mos përsëritet. Ai ishte një nga protagonistët e p...

11:45

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI