Flash

Ëndërra titull e Flamurtarit nis me Ilir Dajën

Lapsi.al 13 July 2018
Ëndërra titull e Flamurtarit nis me Ilir Dajën

Ilir Daja prezantohet zyrtarisht në Vlorë dhe Flamurtari nis kështu tashmë zyrtarisht ndjekjen e titullit kampion. Ish-trajneri i Skënderbeut do të tërheqë me vete edhe ndihmësin e tij Ardian Mema, me të cilin punoi edhe në Korcë. Sinan Idrizi, administratori i Flamurtarit dhe Daja kanë bërë daljen e tyre të parë publike, në prezantimin zyrtar, ndersa është folur edhe për merkaton dhe objektivat e Flamurtarit.

"Jemi vonë, por shpejt do të plotësohemi - është shprehur Daja. Objektivat e Flamurtarit janë gjithmonë madhorë dhe kjo është e qartë kur flitet për një klub dhe një emër të madh të futbollit shqiptar. Jemi në tratativa me disa lojtarë, por emra nuk mund të përmendim. Nuk do të hyjmë në bisedime me lojtarë që janë në kontratë me skuadra të tjera, por vetëm lojtarë të cilët janë të lirë. Fazën përgatitore jashtë vendit do ta nisim sapo skuadra të jetë konfiguruar", përfundoi tekniku.

Problemi i Flamurtarit në vitet e fundit nuk ka qenë investimi, me kuqezinjtë që rregullisht kanë formuar skuadra pretendente në startin e kampionatit, por që në dhjetor kanë parë ti sfumohen objektivat, duke rrezikuar edhe rënien nga Kategoria, si ndodhi sezonin e fundit. "Respektim të fanelës është ajo cfarë kërkoj - ka deklaruar Idrizi, që me firmën me Dajën ka treguar qartë se ky sezon për Flamurtarin do të jetë si protagonist.

Përpara Dajës dhe Memës në seancën e parë stërvitore, të zhvilluar në ambjentet e stadiumit ka qenë prezentë, krahas lojtarëve të sezonit të kaluar si Veliu, Pollozhani, Bushic, Musta, Useini, Siljanovski, edhe afrimi i parë në merkato, mesfushori Idrizi Batha i ardhur nga Partizani.

Të këshilluara

Fundi "zyrtar" i Antonio Contes tek Chelsea

Divorci mes Chelsea dhe Antonio Conte ishte i ditur, madje që të enjten klubi i kishte komunikuar trajnerit dhe stafit të tij përfundimin e marrëdhënies së punë...

14:50

Mbappé: "Ndeshja e jetës"

Edhe pse është mjaft i ri, Kylian Mbappé e di se mundësia për të luajtur një finale të Kupës së Botës mund të mos përsëritet. Ai ishte një nga protagonistët e p...

11:45

ide

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI